Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka thënë se do të respektohen shërbimet kontraktore. Në analizën e 300 ditëve të kësaj ministrie, Haxhinasto tha se përparësi ka cilësia për qytetarët. “Gjithçka fillon tek vizion ku të shkohet dhe si do të shkohet. Vizioni jonë është i qartë të kemi një cilësi sa më të mirë për qytetarët. Në të kaluarën kami dëgjuar një histori suskesi në shifra, por ne nuk do flasim për këto. Ne do flasim për cilësinë që iu është sjellë qytetarëve. Cilësia dhe statndarti do të kenë një vlerë të re, ashtu dhe si në këto 300 ditë. Për të arritur standartin do të ketë përgjegjësi dhe për ata që i realizojnë. Ky nuk është një penalitet por një masa e nevojshme pasi qytetarët presin vetëm standart”, ka thënë ministri Haxhinasto.
Sa i përket sigurisë së rrugëve ministri i Transporteve tha se është punuar për të ulur numrin e aksidenteve. Duke shfrytëzuar këtë aktivitet, ai iu bëri thirrje njerzve që të jenë më të ndergjegjshëm dhe të mos vjedhin mbrojtëset në rrugë apo tabelat pasi kjo sjell humbjen e jetëve. Sipas Haxhinastos, ligji për prokurimet publike është me rëndësi për realizimin veprave dhe shërbimeve. “Nuk mund të pranojmë të vinë oferta me shifra të papërgjegjshme. Ndaj shumë nga veprat nuk bëhen kurrë. Dhe ai që merr pasojat është qytetari, që nuk ka rrugën, urën, apo vepra të tjera publike”, ka theksuar ministri.
Duke u ndalur tek një tjetër sfidë për ministrin Haxhinasto është dhe Transporti ndërqytetës që ai të jetë brenda parametrave ndërkombëtare. “Arritjet dhe vizioni që kemi na e bën rrugën me të lehtë dhe më të shpejtë. Gjithçka lidhet me vizionin dhe vizioni ynë lidhet me një shërbim dhe cilësi më të lartë për qytetarët. Fjala standard është fjala më me frekuencë. Cilësia dhe standardi do vazhdojmë të kenë një vlerë të re. Por për të arritur standardin do ketë një cilësi për ata që do e plotësojnë. Pra do kemi emra të përveçëm për ata që realizojnë standardet dhe ata që nuk e realizojnë. Reforma do kenë dhe sektorë të tjerë, duke siguruar shërbim të thellë. Reformë të thellë do ketë dhe sistemi i kanalizimeve. Reforma e transportit ndërqytetës, është një ndër reformat më të thella që do realizojmë. Një transport me parametra moderne, me orare fikse. Ndërkohë, do krijojmë targën e re elektronike dhe metodë të re në lidhje me patentat, apo lejet e drejtimit”, tha më tej Haxhinasto.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm për Ministrinë e Transporteve është dhe prona publike dhe ruajta e saj. I pranishëm në analizën e 300 ditëve të Ministrisë së Transporteve dhe infrastrukturës ishte dhe Zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Sipas Peleshit, një nga betejat e qeverisë shqiptare ishte moslikuidimi i pagesave ndaj bizneseve që u morën me infrastrukturës, duke ulur kështu dhe besimin e tyre.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO