Analiza vjetore/ Berati, qarku pa asnjë vrasje gjatë vitit 2021! Gledis Nano vlerëson Drejtorinë dhe jep porositë për 2022

Berati rezulton qarku pa asnjë vrasje apo ngjarje të rëndë kriminale me humbje jete përgjatë 2021. Ky rezultat i analizës vjetore u bë i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Por pas analizës së bërë Gledis Nano kërkon nga policia të mos humbasin vigjilencën, kryesisht tek krimi ekonomik dhe trafiku i narkotikëve.

'Më vjen mirë që dëgjoj vlerësime pozitive, lidhur me rezultatet e punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Shifrat flasin qartë, flasin vetë. Ashtu siç u përmend edhe nga Drejtori i Policisë, fakti që nuk ka ndodhur asnjë vrasje, ka të bëjë me forcën parandaluese të kësaj policie, lidhur me këto vepra të rënda penale, të cilat janë një indikator shumë domethënës në sigurinë publike të të gjithë qytetarëve dhe për këtë vlen të përgëzohet gjithë stafi i drejtorisë tuaj. Po kështu, dhe rezultatet në drejtim të ndjekjes, parandalimit apo dhe të  dokumentimit të veprave të tjera penale, janë të mira. Bashkëpunimi, siç edhe u përmend, është në nivele më të larta, dhe mua për këtë më vjen mirë. Ajo që ne duhet të synojmë gjatë vitit 2022, pa harruar rezultatet e mira që kemi patur gjatë vitit 2021, në qarkun e Beratit, është të rrisim forcën parandaluese, forcën goditëse ndaj krimit në të gjitha fushat dhe tipologjitë e krimeve që ka qarku problematikë, duke rritur kështu dhe besimin me qytetarët, të cilët janë aleati ynë dhe nuk janë sot në këtë sallë.’- tha Nano.

Po kështu, edhe prokurori i Rrethit Gjyqësor Dritan Gripshi ka theksuar se midis Policisë dhe Prokurorisë ka një marrëdhënie besimi dhe bashkëpunim shumë të mirë, gjë së sjell më shumë siguri dhe rend dhe parandalimin më të mirë të krimit.

Bashkëpunimi i policisë për të lexuar në fund të vitit këto rezultate është thelbësor për Drejtorin e Policisë Berat, Edmond Tarkaj i cili me këto shifra kriminaliteti ka ruajtur edhe pozicionin e tij në Berat. Ai është i vetmi drejtor që nuk është lëvizur nga drejtoria e përgjithshme e policisë.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 19/01/2022 09:21

    Hahahaha cfare gallate. Po ku ka me njerez ne berat qe te vriten. Te gjithe kane vajtut ne tirane ose i ke neper europe.

    Përgjigju
  • Kokuqi: 19/01/2022 00:35

    Drejtor po shkunde dhe nje here kete vloren se u mbyte me vreses me grupe dhe te lidhur me policin me prokurorine se eshte gjynaf per tere ate qytet dhe te dalin koke palaret qe rine nga 5 e 10 veta e te fortedunde forte po deshe po do ta beshe policin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale