TIRANË - Spiroxamina e gjendur te kastraveci është poshtë nivelit maksimal të lejuar nga BE, që do të thotë poshtë nivelit 0.05 miligram për kg, që është norma e gjurmimit me standardet e BE dhe më poshtë se kjo shifër, nuk regjistron aparatura.
Kjo është përgjigja e analizave, që Ministria e Bujqësisë njofton rezultatin e analizave mbi mostrat e kastravecave, për përmbajtje të pesticidit ‘spiroxamine’. Kanë përfunduar në kohë rekord analizat për praninë e pesticidit spiroxamine mbi mostrat e kastravecave, të marra direkt nga vendi i origjinës, pra në serat e kompanisë së cilës i është ndaluar sasia e produktit në pikën kufitare të Hani të Hotit (Mali i Zi).
Analizat u kryen nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, (institucion në varësi nga Ministria e Bujqësisë), si e vetmja qendër reference në vend, e çertifikuar dhe akredituar ndërkombëtarisht për disa analiza laboratorike.
Nga analizat rezulton se në kastravacat e kompanisë në fjalë ka gjurmë spiroxaminë në nivele të pranueshme. Rezulton se spiroxamina e gjendur është poshtë nivelit maksimal të lejuar nga BE, që do të thotë poshtë nivelit 0.05 miligram për kg, që është norma e gjurmimit me standardet e BE dhe më poshtë se kjo shifër, nuk regjistron aparatura.
Ndërkohë, SHBA dhe Britania e Madhe kanë të përcaktuar në mënyrë fikse, nivelin e spiroxaminës, që duhet të jetë në masën 0.1 mg për kg.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Pesticidet në kastravec, dy herë më shumë se BE