Analizë/ 50 ndërmarrje të mëdha realizojnë mbi 50% të shkëmbimeve tregtare


/ATSH- Nini Mano/- Arrin në 50 numri i ndërmarrjeve që realizuan mbi 50% të volumit tregtar me eksportet përgjatë viteve 2011-2014, ku kryesojnë ato të tregtisë dhe të prodhimit industrial, ndërsa vërehet se marrëdhëniet e tyre tregtare janë konsoliduar kryesisht drejt një vendi partner.
Sipas Regjistrit të ndërmarrjeve 2014, botuar së fundi nga INSTAT, rezulton që vjet, të 20 ndërmarrjet më të mëdha zunë 56,1 % të eksporteve. Sipas aktivitetit të tyre ekonomik, ndërmarrjet e sektorit të tregtisë zunë 58,9% të vlerës së eksporteve dhe ato të industrisë, 55,2%. Në sektorët e tjerë numurohen 5 ndërrmarjet më të mëdha, të cilat zënë 35,8 % të eksporteve.
Gjatë vitit 2014, ishin 100 ndërmarrje më të mëdha, që zunë 61,5 % të importeve. Duke u nisur nga aktiviteti ekonomik ku operojnë, 50 ndërmarrje të sektorit të industrisë zunë 60,8% dhe të sektorëve të tjerë 57,7 % të importeve në këto sektorë. Përqindja më e lartë e ndërmarrjeve që importojnë prodhime industriale tregojnë një trend zhvillimi për investimet nga biznesi vendas, por dhe i huaj të cilët importojnë teknologji dhe makineri nga tregjet e huaja, ku dominojnë vendet e Bashkimit Europian.
Edhe në sektorin e tregtisë numurohen 100 ndërmarrjet më të mëdha, të cilat vjet zunë 53,3 % të importeve në tregti.
Në periudhën 2011-2014, pjesën më të madhe të ndërmarrjeve eksportuese e zunë ndërmarrjet që eksportuan vetëm drejt një vendi partner, por gjatë vitit 2014, ato u rritën me 20,3 %, krahasuar me 2011, duke zënë 69,0 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej. Ndërmarrjet që eksportuan vjet drejt më shumë se një vend partner arriti në 28,9%.
Edhe për importet vërehet i njëjti trend, pasi në periudhën 2011-2014, pjesën më të madhe të ndërmarrjeve e zunë ato që importojnë vetëm nga një vend partner. Në vitin 2014, këto ndërmarrje u rritën 11,4 % për importet, krahasuar me 2011, duke zënë 51,2 % të ndërmarrjeve importuese.
Në 2014, pjesa e importeve të ndërmarrjeve nga 10 ose më shumë vende partnere zuri 44,4 % të importeve gjithsej, ndërsa ndërmarrjet që importojnë nga 3-5 vende partnere zunë 19,7 % të importeve.
Në 5 vitet 2011-2014, numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese të mallrave erdhi në rritje dhe në vitin 2014 arriti në 2.387, nga 1.943 ndërmarrje, që ishin në vitin 2011. Por karakteristika kryesore është se janë ndërmarrjet e mesme ato që kryesojnë në eksport-importet e mallrave.
Sipas INSTAT-it, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në vitet 2011-2014 zunë 96,6% në grupin e ndërmarrjeve me aktivitet eksportues dhe 98,4% të ndërmarrjeve importuese gjithsej.
Vlerën më të madhe të eksporteve e zënë ndërmarrjet në sektorin e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energji elektrike dhe ujë, të cilat në vitin 2014 zunë 83,0 % të vlerës së eksporteve, me një rritje 21,4 %, krahasuar me vitin 2011.
Ndërsa në importet, në vlerë kryesojnë ndërmarrjet në sektorin e tregtisë me pakicë, me shumicë dhe riparimi i automjeteve, që zunë 54,9 % të vlerës së importeve, që u rritën vjet me 8,3 % krahasuar me vitin 2011.
Ndaj totalit, ndërmarrjet eksportuese mikro me 1-9 të punësuar, zunë 50,8 %, ndërmarrjet e vogla me 10-49 të punësuar zunë 31,6 %, ndërmarrjet e mesme me 50-249 të punësuar, zunë 14,2 % dhe ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar, 3,4 %.
Në importin e mallrave vjet u konstatua se ndërmarrjet importuese mikro zunë 69,9 %, ndërmarrjet e vogla 21,3 %, ndërmarrjet importuese të mesme 7,1 % dhe ndërmarrjet importuese të mëdha me mbi 250 të punësuar 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve