Analizë, Bashkimi i gadishullit Korean kushton të paktën 500 miliardë dollarë
SEUL – Bashkimi i dy Koreve do të kushtojë minimumi 500 miliardë dollarë duke pasur parasysh dallimin e konsiderueshëm të nivelit të jetesës së dy vendeve, vlerësoi regullatori financiar koreano jugor. Të paktën 20 vite janë të nevojshme për të rritur Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për banor të Koresë së Veriut.
SEUL - Bashkimi i dy Koreve do të kushtojë minimumi 500 miliardë dollarë duke pasur parasysh dallimin e konsiderueshëm të nivelit të jetesës së dy vendeve, vlerësoi regullatori financiar koreano jugor.
Të paktën 20 vite janë të nevojshme për të rritur Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për banor të Koresë së Veriut nga 1 251 dollarë që është aktualisht në 10 mijë dollarë, niveli i PBB-së për banor i Tunizisë apo Kubas, sipas presidentit të Komisionit të Shërbimeve Financiare (FSC), Shin Je-Yoon.
PBB-ja për banor e Koresë së Jugut ishte 26 mijë dollarë për banor në vitin 2013, sipas Bankës Botërore, dhe PBB-ja nominale është 40 herë ajo e Koresë së Veriut, sipas FSC-së, ndërkohë që mes Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore dallimi ishte vetëm 10 herë në momentin e ribashkimit në vitin 1990.
Financimi i ribashkimit korean do të garantohet nga institucionet financiare publike të Jugut, nga bankat tregtare, nga organizatat ndërkombëtare si Banka Botërore dhe taksat e nxjerra nga projektet për zhvillim në Veri, theksoi Shin Je Yoon gjatë një seminari të zhvilluar sot në Seul.
I mbrotjur nga autoritetet e të dy vendeve si një qëllim legjitim për t'u arritur, ribashkimi vazhdon të mbetet një prespektivë e largët.
Sipas një hetimi të publikuar këtë javë nga Ministria koreano jugore e Bashkimit, e ngarkuar me marrëdhëniet me Korenë e Veriut, tregoi se 70 për qind e koreano jugorëve mbështesin idenë e një gadishulli të bashkuar dhe vetëm 50 për qind janë gati të bëjnë sakrifica financiare.
Dy Koretë i kanë armët të drejtuara nga njëra tjetra që prej përfundimit të luftës (1950-53) dhe Koreja e Veriut, shumë e izoluar nga skena diplomatike, vazhdon zhvillimin e teknologjisë së saj bërthamore pavarësisht sanksioneve vendosura nga Këshilli i sigurimit në OKB./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02