Varjanti më i keq i krizës greke duket se po ndodh në fqinjin tonë jugor: bankat kanë mbyllur dyert për një javë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë vend të zhvilluar, aq më pak në një vend të Eurozonës. Kjo e fundit përfaqëson një grupim, anëtarët e të cilit kanë marrë përsipër që në fillim të ndihmojnë të tjerët në raste emergjence, duke u nisur nga vlerësimi se një e keqe e madhe i prek të gjithë ata, që përdorin valutën e përbashkët evropiane.
Kështu, duket se është krijuar e çara e parë në këtë grup, që mendohej si opsion fantashkencë, por që tashmë e shohim në terren real, të frikshëm, të prekshëm nga miliona grekë, sidomos pensionistë, por edhe sipërmarrës. Eurogrupi dhe Banka Qendrore Evropiane nuk kanë pranuar propozimet e fundit të qeverisë ekstra të majtë të Tsiprasit, që kërkonte shtyrje pas shtyrjesh të borxheve, me logjikën “a nuk u veprua nga BE edhe me Irlandën kështu? Po me Portugalinë?” Në fakt, orteku grek nuk ka ndodhur në asnjë nga këto vende, që po merren si pika referimi. Dhe më e keqja është se, në kulmin e negociatave, qeveria e Athinës e shkarkon përgjegjësinë nga vetja, duke thirrur pas një jave referendum për të pyetur grekët “a jeni apo jo dakord me kushtet që kërkojnë të na vënë kreditorët?”
Përgjigja dihet që tani, por pyetja më e logjikshme që duhej t’u shtronin grekëve do të ishte: A kanë qenë në dijeni të kushteve të kredive, në momentin që qeveritë e mëparshme i kanë marrë ato me lehtësi maksimale? Qeveria e Tsiprasit nuk është përgjegjëse direkte, por nga momenti që ka pushtetin ekzekutiv në Greqi, duhet të përgjigjet edhe për të gjitha veprimet që kanë bërë paraardhëset. Pra, në fund të fundit, grekët i kanë marrë dhe i kanë prishur paratë e kredive, duke krijuar një “welfare” që pak vende e kanë, një nivel jetese të lakmueshëm për qytetarët, por pa krijuar bazat e një rimëkëmbjeje solide ekonomike, megjithëse i kishin kushtet për një gjë të tillë. Grekët dalin në pension shumë më parë se gjermanët dhe pensioni mesatar i tyre është më i lartë se ai i pensioneve të shtetit teuton. Po sa kohë prisnin që punët të shkonin kaq fjollë, kur ekonomia ka shtatë vjet që po përcjell flluskë pas flluske?
Shqetësimi që krijon kjo situatë tani nuk është më vetëm i grekëve. Shumica në botë mendon që askush nuk u ka hyrë dhe as nuk po u hyn në hak. Kushtet e kreditorëve diheshin dhe Athina ishte e lirë të mos i pranonte miliardat e eurove me ato kushte. Por i pranoi. Borxh pas borxhi. FMN tani kërkon paratë e veta. Po kështu, bankat private që i kanë dhënë hua qeverisë. Kjo është logjika ekonomike dhe financiare, që nuk mund të kritikohet, ndërkohë që kreditorët kanë bërë edhe një serë lëshimesh ndaj Greqisë, por grekët duket se nuk duan që shtrëngimi të shkojë më tej. Nuk duan as të privatizohet më asnjë aset, as të ndryshojë sistemi pensional.
Por, pas aspektit financiar, ka edhe një shqetësim të fuqishëm, nga anë të ndryshme të botës, për ndryshimin e mundshëm që mund të sjellë përshkallëzimi i krizës në aspektin gjeopolitik, jo vetëm në Bruksel, por dhe në Uashington. Greqia po rrëshqet nga Eurozona. A do të sjellë kjo largimin e saj përfundimtar? Po ç’do të bëhet me anëtarësimin e saj në BE apo në NATO? Flirtet me Putinin, të bëra pikërisht në këtë periudhë, i tregojnë botës se “rrugët e perëndisë janë të pafundme”. A do të ishin ato zgjidhjet optimale për Greqinë? Ndoshta jo, por situata është ekstreme dhe në këto situata zgjidhjet janë ekstreme, sikurse ishte besimi i shumicës së grekëve që t’i jepnin pushtetin një partie ekstremiste të majtë, që mund të kalojë edhe te Agimi i Artë në një të ardhme. Madje, edhe Kina ka shprehur idenë e re se është e gatshme ta ndihmojë Greqinë financiarisht.
Kriza greke nuk është më një kuriozitet i thjeshtë për studjuesit e financave, por ka hyrë tashmë në nivelet e krizave globale, duke iu shtuar atyre të ISIS-it e terrorizmit islamik në tërësi, krizës ekonomike botërore, kërcëllimit të dhëmbëve të Rusisë në Ukrainë, krijimit të ishujve artificialë për qëllime ushtarake nga Kina, vatrave të përhershme të konflikteve në Afrikë, etj.
E parë në këtë këndvështrim, kriza greke duhet të bëjë që faktorët kryesorë ndërkombëtarë të jenë shumë më të kujdesshëm, duke ofruar zgjidhje racionale dhe afatgjata. Në këto kushte, edhe Shqipëria, si fqinjë me interesa të drejtpërdrejta, si përsa u përket burimeve natyrore, lidhjeve ekonomike, aq edhe pranisë së qindra mijëra emigrantëve në Greqi, duhet të jetë pjesë e një veprimi të orkestruar mirë nga ana e familjes së madhe evropiane për të dhënë kontributin e saj modest në zgjidhjen e kësaj krize. Rasti më i mirë do të jetë gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Athinës në Tiranë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com