Anceloti mahnitet nga sulmuesit
Bale: Prisni,ky ishte vetëm fillimi

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka lavdëruar dyshen Garet Bale dhe Cristiano Ronaldo pas fitores së ekipit të tij në shtëpi me rezultat 7-3 ndaj Sevillës.

“Luajtëm shumë mirë duke dominuar plotësisht. Kishim disa momente kur humbëm koncentrimin por ndeshja ishte pozitive në tërësinë e saj.

Ishte një ndeshje e çmendur, e filluam shumë mirë, por humbëm kontrollin për pak minuta. Bale luajti shumë mirë, duke treguar formën e tij të shkëlqyer, shënoi dy gola dhe tregoi se kuptohet shumë mirë me Cristiano Ronaldon” përfundoi ai. Ndërsa Bale tregon impresionet e para pas ndeshjes.

“Ishte një natë e shkëlqyer dhe e rëndësishme për nivelin tim fizik, për mua ky ishte vetëm fillimi. Edhe shumë gjëra të mira do të vijnë në të ardhmen. U ndjeva mirë dhe luajta tërë takimin, por unë do të vazhdoj të punoj që të jem i gatshëm 100” deklaroi uellsiani.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti