Carlo Ancelotti deklaron se Reali i Madridit nuk ka nevojë për merkato, por për kohë në mënyrë që lojtarët të përshtaten më mirë me njeri tjetrin për të dhënë maksimumin në fushë. Deklarata e teknikut italian u mbyll derën përkohësisht zërave për afrimin e sulmuesit Suarez.  

“Nuk do të merrja asnjë lojtar tjetër sepse më pëlqejnë futbollistët që kam në ekip. E rëndësishme është përshtatja e sistemit të lojës sipas karakteristikave të lojtarëve, duke i njohur mirë veçoritë e secilit prej tyre. Nuk ka ndonjë futbollist me të cilin humbet apo fiton, të gjithë janë të vlefshëm për skuadrën” deklaroi ai.

Pepe mungon në finale
Kanë filluar dhimbjet e kokës për trajnerin e Realit, pasi Pepe është në dyshim për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit për shkak të lëndimit. Pepe ka kryer vizitat mjekësore në klinikën 'Sanitas'.
Sipas mediave vendase pranë ekipit të Realit shanset që Pepe të luajë në finale janë shumë të vogla. Mbrojtësi mendohet se nuk dëshiron që të rrezikojë pjesëmarrjen në kampionatin botëror të Brazilit. Ndërsa Ronaldo dhe Di Maria do të jenë gati për finalen e madhe.

Pike gati për finalen e kampionatit
Pas shumë lajmeve të këqija më në fund vjen një lajm i mirë për Barcelonën në një moment pozitiv. Pas disa javësh mungesë do rikthehet mbrojtësi Pike. Mbrojtësi do të jetë i gatshëm ta ndihmoj Barcelonën në ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madridit, e cila mund ta përcaktoj kampionin e ri në La Liga.

Në dyshim për aktivizim janë Jordi Alba dhe Neymar, të cilët po ashtu po vuajnë nga lëndimi. Barcelona ka dy ndeshje të rëndësishme ndaj Elches dhe Atletico Madridit, nëse i fiton këto dy përballjet shpallet kampione.


d.b/shqiptarja.com