Reali i Madridit do të presë Villarealin të shtunën pa Ronaldon, i cili është i pezulluar për incidentin në Bilbao me tre ndeshje.
Por, Ancelotti është gati që ti besojë rolin e liderit në ekip Bale-s, i cili është rikthyer më i fortë se kurrë pas dëmtimit të fundit, që e mbajti larg fushës disa ndeshje.
“Në mungesë të Ronaldos do të mbështetemi te Bale për të arritur suksesin e radhës. Bale është plotësisht i gatshëm dhe do të jetë në fushë që nga minuta e parë” deklaroi ai.
Trajneri nuk ka lënë pa komentuar edhe yllin e ri të Madridit, Jese. “Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi ai po luan, është rritur shumë këto kohët e fundit.
Gjithsesi ai është shumë i ri dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm me të për të mos ta vënë në presion. Nuk duhet ti kërkojmë gjëra të mëdha Jeses“ tha ai.
d.bshqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA