Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në prag të ndeshjes së Champions League përballë Shalkes, por vëmendja është zhvendosur padyshim te ‘El Clasico’ që do të zhvillohet ditën e diel në ‘Santiago Bernabeu’.
Fillimisht italiani ka sqaruar se do të ketë ndryshime në formacion përballë gjermanëve në Champions, pasi formacioni kryesor do të kursehet për ndeshjen me Barcelonën duke qenë se kalimi në çerekfinale është siguruar pas fitores 6-1 ndeshjen e parë.
“Do të bëjmë disa ndryshime përballë Shalkes, pasi me Malagan zhvilluam një takim me intensitet të lartë, që na mori shumë energji dhe nuk kemi pushuar aspak. Disa futbollistë janë të lodhur prandaj dhe këtë të martë do të ketë ndryshime në formacion, në sulm do të luajnë Jese, Morata e Ronaldo.
Benzema nuk mund të luajë, por kemi besim se mund ta rikuperojmë për ‘El Clasicon’. Ndeshja e së dielës do të jetë shumë e ekuilibruar. Barcelona është një skuadër shumë e fortë. Është e vërtetë që ata kanë pasur disa vështirësi por tashmë e kanë marrë plotësisht veten” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com