TIRANE- “Gjunjëzohet” Andon Mëhillaj, personi i cilësuar nga prokuroria si porositësi i vrajesve me pagesë në Vlorë, Tiranë dhe Durrës. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët Mëhillaj ka pranuar një nga vrasjet për të cilat e ka akuzuar i penduari i drejtësisë Julian Sinanaj. Bëhet fjalë për vrasjen e peshkatarit Sokol Veizi, që sipas Mëhillaj këtë vrasje e ka porositur për shkak të konflikteve të pronave që ka pasur me Veizin.

Sipas dëshmisë së Mëhillajt, Sokol Veizi ishte person me rrezikshmëri dhe se si pasojë e konflikteve për pronën ai e kishte kërcënuar me jetë. Nga frika e mundësisë së vrasjes nga Veizi, Mëhillaj ka treguar në polici se kishte organizuar ekzekutimin e vrasjes së kundërshtarit të tij, për pronat në zonën e Orikumit. Ndërkohë gjatë dëshmisë para prokurorëve, Mëhillaj ka sqaruar se nuk kishte kryer asnjë vrasje dhe s’kishte porositur atentate me tritol.

Bisedat me Veizin
Andon Mëhillaj ka pohuar se për të zgjigjur konfliktin e pronës kishte biseduar disa herë me shtetasin Sokol Veizaj, ku i kishte kërkuar këtij të fundit të hiqte dorë nga prona, në të cilën kishte ndërtuar dhe shtëpinë pa leje. Mirëpo negociatat mes të dyve shpeshherë kishin shkuar deri aty sa të kërcënoheshin me vdekje. Vetë Mehillaj rrëfeu se ishte e pamundur të negociohej me Sokol Veizin, pasi ai njihej si një person i rrezikshem në Orikum.

E kaluara e viktimës, sidomos në vitin 1997 ishte arsyeja sipas Andon Mehillajt që e shtyu të merrte vendimin ekstrem. Porositësi i vrasjeve u dorëzua në polici në datën 13 shkurt dhe në fillim pretendoi se ishte i paaftë mendërisht, një strategji kjo për t’i shpëtuar ndëshkimit të ligjit. Vendimi i gjykatës për masën e arrestit ndaj Mëhillajt u bazua mbi rrëfimin e Julian Sinanajt, i cili ekzekutonte vrasjet.

Ekzekutimi
Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda thuhet se: “Andon Mëhillaj është pronar tokash në Karaburun dhe “Shën Vasil” dhe ai kërkonte të bëhej zotrues i të gjitha tokave që kishte me gjithë farefisin e tij”. Për të arritur këtë, ai i kërkoj Sinanajt të ekzekutoj Sokol Veizin kundrejt 1500 m tokë në Orikum që vlerë rreth 120 mijë euro. Pasi e shihte si kërcënim për pronat e tij në Orikum, ngaqë kishte ndërtuar një shtëpi pa lejë në pronën e tyre. Përveç kësaj ai ja paraqiti atë si person shumë të rrëzikshëm, i implikuar edhe në vrasje në vitet 1997.

Për të identifikuar atë, Andoni e shoqëroj Sinanaj në Orikum ku i tregoj Sokolin për fytyrë dhe i siguroi një motor “Papaq”,-thuhet në vendim. Më tej cilësohet: Me pistoletë në dorë dhe një në brezë, atyre iu tha të futeshin brenda në lokal dhe ata ashtu bënë. Brenda në lokal i pyeti se cili ishte Sokol Veizi dhe vet Sokoli i tha se çfarë kishte bërë, por Sinanaj i përmendi Andon Mëhillajn dhe Genis Mëhillaj, për të cilët Sokoli tha se nuk kam gjë me ata. Në një moment, pistoleta ju bllokua, por më pas me të qëlloi në drejtim të tualetit të lokalit, si për të siguruar se mos fshihej ndokush aty.

Prej këtu e nxori Sokolin jashtë lokalit dhe i kërkoj të afrohej të makina, edhe pse e kishte plagosur. Te makina e qëlloi në kokë dhe më pas u largua me motor drejt shtëpisë ku rrinte. Armën tip “Makarov” e ka hedhur në det, ndërkohë që pas krimit ka shkuar në banesë e tij. Të nesërmen ka takuar Andon Mëhillajn, ku i ka kërkuar 1500 metra tokë, por ai i ka dhënë një apartament në Orikum, të cilin Sinanaj më pas e ka shitur.
 
Shkrimi u publikua sot (04.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)