Andy Murray i thotë lamtumirë tenisit. Kampioni britanik i ka dhënë fund karrierës së tij në Lojërat Olimpike 'Paris 2024', pas disfatës në çerekfinalen dyshe për meshkuj.
Kështu, ëndrra e 37-vjeçarit për t’u ngjitur në podiumin olimpik me Daniel Evans është shuar. Kjo pasi skuadra britanike humbi në dy sete nga amerikanët Taylor Fritz dhe Tommy Paul.
Muray zhvilloi një karrierë brilante që nisi në vitin 2005. Ai arriti të ishte numri një në renditjen botërore në kohërat e arta të Federer, Nadal dhe Djokoviç, duke krijuar kështu epokën e “Big Four”.
Britaniku fitoi dy herë prestigjiozin Ëimbledon (2013 dhe 2016), teksa më parë kishte bërë të vetin edhe US Open (2012), duke u bërë gjithashtu tenisti i parë në histori që fitoi dy medalje të arta olimpike individuale radhazi; midis Londër 2012 dhe Rio 2016.
“Jam krenar për gjithë karrierën time, rezultatet e mia dhe atë që kam bërë në këtë sport. Natyrisht ishte emocionuese, sepse është hera e fundit që luaja në një ndeshje të madhe. Por tani jam vërtet i lumtur. Jam i kënaqur me mënyrën sesi përfundoi, i lumtur që garova në Olimpiadë dhe që performova ashtu siç di unë”, tha Murray mes të tjerash.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
82%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Bëri kryqin në Lojërat Olimpike të Parisit, sportisti serb pezullohet me 5 muaj
20 Shtator, 11:53
-
Rama nderon medalistët e Lojërave Olimpike: Ftoj më shumë sportistë të huaj të garojnë me fanelën e Shqipërisë, pa i ndryshuar emrin as ngjyrën (dhe një mesazh për hudhrat)
4 Shtator, 11:04
-
Bënë ‘seflie’ me sportistët e Koresë së Jugut, lojtarët e pingpongut të Koresë së Veriut rrezikojnë ndëshkimin
2 Shtator, 20:50
-
Thierry Henry jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Shpresave të Francës
19 Gusht, 16:09
-
Mero Baze: Sulmi fizik ndaj ekipit olimpik, është qëndrimi zyrtar i PD
15 Gusht, 19:21
-
Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit
15 Gusht, 11:55
-
Shkruan historinë olimpike për Shqipërinë në ‘Paris 2024’, qeveria shpërblim 14.7 milionë lekë për dy mundësit Valiev dhe Dudaev! Përfitojnë edhe trajnerët
15 Gusht, 07:32
-
Paris 2024/ Fitoi medaljen e parë të artë për vendin e tij, në Pakistan e presin si hero
14 Gusht, 15:47
-
Medalistët serbë të Paris 2024, festojnë me këngë nacionaliste për Kosovën
13 Gusht, 15:19
-
Paris 2024/ Rekorde dhe kuriozitete nga Lojërat Olimpike
13 Gusht, 13:59
-
Shqipëria synon medaljen e artë në Olimpiadë, Federata e Mundjes ankimon në CAS padrejtësinë kundër Chermen Valiev në 'Paris 2024'
13 Gusht, 12:02
-
Burgu i Rusisë dhe podiumi në Paris, atletja i provon të gjitha për 24 muaj
13 Gusht, 11:30