Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka hedhur poshtë pretendimet se Shqipëria ka thyer embargon e naftës duke importuar naftë nga Irani. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e ANE Magdalena Sanocka, për “Balkan Insight”. Ajo shtoi se në raport shkruhej që Shqipëria ishte një destinacion i përkohshëm për një anije naftëmbajtëse iraniane, e cila më pas shkarkoi naftën në Turqi.
Ditën e enjte ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi një hetim parlamentar për pretendimet se qeveria e Edi Ramës kishte importuar naftë nga Irani, duke thyer kështu embargon e vendosur nga OKB. Por kryeministri Rama u përgjigj se therjet e embargos ndodhën kur partia Demokratike ishte në pushtet. Ai shtoi se raporti i ANE i referohej të dhënave të 2013-ës.
Në një përpjekje për të ndaluar prodhimin e bombave atomike, Këshilli i OKB ka miratuar 6 rezoluta që prej 2006, ku Iranit i kërkohet të ndalojë pasurimin e uraniumit. Përveç sanksioneve të OKB-së, disa vende të tjera kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Iranit prej programit të pasurimit të uraniumit, por Shqipëria nuk është një prej tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com