Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë mbledhur të enjten në Bruksel për të vendosur nëse do të pranojnë Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë në zonën Schengen. Kroacia besohet se ka më shumë mundësi për t’u pranuar.
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të bllokut evropian që të mundësojnë hyrjen e këtyre shteteve në zonën e lëvizjes së lirë, mirëpo jo të gjitha shtetet e mbështesin propozimin.
Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se Qeveria e tij është e gatshme të pranojë Kroacinë, mirëpo është kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë për shkak të shqetësimeve për migrimin.
Parlamenti i Holandës e ka miratuar një rezolutë në muajin tetor, duke thënë se nevojitet analizë më e thuktë për funksionimin e rendit dhe ligjit, por edhe nivelin e luftimit të korrupsionit në Bullgari dhe Rumani.
Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në këtë zonë, janë bllokuar për më shumë se një dekadë, prej kur Komisioni ka vlerësuar se këto dy vende janë të gatshme për anëtarësim. Vendet anëtare duhet të miratojnë në mënyrë unanime pranimin e një shteti të ri.
Zona Schengen - me 26 vende anëtare - nënkupton pezullim të kontrolleve kufitare mes vendeve anëtare dhe u mundëson qytetarëve të udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë në një shtet tjetër anëtar, pa pasur nevojë për viza apo leje tjera shtesë.
Bullgaria, Rumania, Kroacia, Irlanda dhe Qiproja, janë vendet e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Schengen.
Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, nuk janë vende të BE-së, por janë anëtare të zonës Schengen./REL
S.S/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11344
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Nesër 17 Shkurti/ Fluks i lartë në doganën e Morinës, shqiptarët e Kosovës zgjedhin ta festojnë Pavarësinë në Shqipëri!
16 Shkurt, 16:15
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
-
Lufta në Ukrainë/ Fillojnë negociatat SHBA-Rusi: Përshpejtojmë pa Europën në tryezë
16 Shkurt, 11:31
-
Liderët europianë nesër takim urgjent në Paris! Rutte: BE duhet të luftojë për të qenë në tryezën e negociatave për luftën Rusi-Ukrainë
16 Shkurt, 10:57
-
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor! Shqipëria do të përfitojë në total 922 milionë euro
15 Shkurt, 15:31
-
Ishte e lehtë të negocioje me Putinin, mjafton t’i japësh gjithçka që kërkon
14 Shkurt, 22:08
-
Konferenca e Mynihut, Ledjon Krisafi: Me qëndrimet e JD Vance, kemi ofensivë amerikane ndaj BE-së! Trump po i plotëson Putinit të 3 kushtet
14 Shkurt, 19:49
-
Osmani dhe Kurti bisedojnë ndaras me Sorensenin për pritjet nga dialogu i Brukselit
14 Shkurt, 16:37
-
Von der Leyen: Do të përshpejtojmë proceset e anëtarësimit të Ukrainës në BE
14 Shkurt, 15:44
-
BE-ja thotë se do të kundërpërgjigjet 'ashpër' kundër rritjes së tarifave doganore të SHBA-së
14 Shkurt, 12:32
-
Samiti i NATO-s në Bruksel, SHBA ‘izolon’ Europën: Ju duhet të paguani më shumë për mbrojtjen
14 Shkurt, 09:45