Anëtarësia e Shqipërisë në KS në kohë tensionesh globale

Anëtarësia e Shqipërisë në KS në kohë tensionesh globale

Këshilli i Sigurimit

Galopi i ngjarjeve në Ukrainë që mbajti në ankth Evropën për kaq kohë, e gjeti të përfshirë në në këtë rrëke zhvillimesh një vend të vogël si Shqipëria, pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe disi në distancë nga arena e një konflikti të mundshëm. Një vend i vogël zakonisht i bie të jetë spektator i betejës së më të mëdhejve dhe më së shumti të mbajë një anë të caktuar, që gjithësesi i shërben rreshtimit moral pasi nuk ka peshë që të ndikojë direkt në balancat mbi konfliktin e krijuar. Por fati i rezervoi Shqipërisë dy faktorë mbi të cilat kontributi i saj shkoi përtej peshës reale që ka. Së pari Shqipëria pati presidencën e rradhës së OSBE, dhe një nga objektivat e saj ishte pikërisht monitorimi i situatës së nderë që shoqëron Ukrainën që në vitin 2014, kur u shkëput nga sfera e ndikimit të Rusisë dhe kur kjo e fundit pushtoi gadishullin e Krimesë. Për këtë qëllim Shqipëria hapi dhe një mission të saj në Kiev pikërisht në kuadër të monitorimit të situatës dhe përmbushjes së detyrës së saj të presidencës së OSBE. Ky ishte momenti i parë i një angazhimi më direct e të dukshëm të Shqipërisë në rajonin plot tension të Ukrainës e cila është shndërruar si një sanduiç në mes të dy botëve të ndrushme, midis asaj të Rusisë dhe të BE e të NATO-s. Ishte e natyrshme që si vend i NATO-s, Shqipëria kish mbajtur të njëjtin qëndrim me aleatët e saj të mëdhenj mbi mbështetjen e Ukrainës nga trysnia e Rusisë, por përfshirja në kuadër të OSBE i dha një motiv shtetsë diplomacisë shqiptare të jetë më e përfshirë në problematikat që kanë shoqëruar këto vite marrëdheniet e tensionuara  Lindje – Perëndim, me sfond Ukrainën.

Faktori i dytë dhe që i jep një dimension më të gjerë përfshirjes së Shqipërisë është një tjetër eveniment i madh për një vend të vogël. Kjo është sigurimi i një ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB si anëtare e përkohshme dhe me një mandat kohor prej dy vjetësh. Nuk mund të pretendohet se roli i Shqipërisë mund të jetë përtej peshës së saj dhe që mund të barazohet me kontributin e aktorëve të mëdhenj që formojnë Këshillin e Sigurimit, por sidoqoftë në momentumin që po kalon bota duket se edhe pesha e një vendi të vogël shtohet. Shumë shtete kanë kaluar eksperiencën e të qenit anëtar i përkohshëm dhe kontributi i tyre ka kaluar pa ndonjë vëmendje të madhe. Ashtu siç ka patur raste që në konkurencën e fortë për të qenë anëtarë të përkoshëm, ka patur raste specifike, si rasti i Italisë kohë më parë, që pranoi t andante mandatin e saj si anëtare e përkohshme së bashku me Hollandën.

Kriza aktuale që po kalon bota, konfliktet në rajone të ndryshme që mund të ndikojnë në prishjen e ekuilibrave botërorë, dhe ku veçohen ato të Ukrainës dhe Taivanit, që mund të kenë dhe korrelacion midis tyre, e bëjnë mandatin e përkohshëm të vendi të vogël si Shqipëria shumë më domethënës, si për kontributin e përbashët me aleatët e mëdhenj në labirintet e interesave globale, ashtu dhe në rritjen e peshës së saj në rajonin tonë, çka do ti shërbejë dhe interesave të vendit. Për qëndrimin e saj Shqipëria është deklaruar qartë. Ajo mbetet e rreshtuar pa ekuivok me SHBA duke ndjekur të njëjtën linjë interesash ku dhe Shqipëria aderon, siç është ajo e NATO-s. Kjo u shpreh qartë dhe nga kryeministri Rama në ceremoninë e marrjes së detyrës së Shqipërisë në selinë e përgjithshme të OKB në Nju Jork. Po ashtu dhe në takimin që kryeministri pati me Sekretarin e Shtetit Blinken u vlerësua pikërisht bashkëpunimi i ngushtë dhe aleanca midis dy vendeve nga ku qëndrimet e Shqipërisë kanë në unison me atë të Departamentit të Shetit, jo vetëm për çështjet e rajonit të Ballkanit Perëndimor por dhe më përtej.

Qëndrimi i Shqipërisë merr vlerë dhe në kushte të veçanta që po kalon NATO në përballje me sfidat e ndryshme përballë saj. Kriza që shoqëroi Ukrainën me përqëndrimin e trupave ruse rrotull kufijve të saj, çka ish kërcënim i hapur për invasion, dëshmoi se jo të gjitha vendet e NATO-s ishin në një zë dhe në unison me njëra tjetrën. Dhe duket se kjo çështje ishte dhe testi që po kalon NATO nga kjo krizë. Qëndrimi i ashpër i SHBA duke e kërcënuar Rusinë se do të kish pasoja të rënda në rast agresioni ndaj Ukrainës, më së shumti gjeti unisonin e vendeve të vogla si Shqipëria dhe të vendeve që kryesisht janë në kufijtë territorial me Rusinë dhe që përfshiheshin direkt nga intervencioni rus. Ndërkohë vende me një peshë specifike të madhe si në BE dhe në NATO, si Gjermania, Franca apo Italia ishin shumë më të rezervuar në qëndrime ndaj ofensivës ruse. Ishte pikërisht influenca e tyre që NATO të mos mbante në qëndrim të qartë në rast të një agresioni ndaj Ukrainës, dhe që çoi në tkurrjen e angazhimit të saj në konflikt. Vendet e NATO- u mjaftuan thjesht të dërgojnë armë në Ukrainë por pa marrë asnjë angazhim se do të dërgonin ndonjë kontigjent ushtarak nëse Rusia do të ndërhynte. Ndërhohë vende si Gjermania i dërguan Kievit vetëm helmeta ushtarake, çka u pa si një ironi e hidhur. Në një farë soj, Ukrainës iu tha që armët po ua dërgojmë por luftën bëjeni vetë, pozicion ky që shtoi më shumë mundësitë për Rusinë që të intervenonte ushtarakisht. Pozicion të ndryshëm ishte çështja e sanksioneve që mund të pësonte Rusia në rast ndërhyrjeje, kur pozicioni i SHBA ish shumë i prerë ndërsa paralajmëronte se efekti i saksioneve do t ëish më i rëndi në histori. Ndërvarja në masën 40% e burimive energjitike evropiane nga importi i gazit rus, kish dhe panikun brenda se saksionet ndaj Rusisë do të kishin efekt dhe mbi ekonomitë e Gjermanisë, Italisë e Francës.

Tashmë ku duket një lloj lehtësimi pas vendimi të Rusisë për tërheqjen e trupave ushtarake, në analizën e gjithshkaje ka ndodhur shihet se NATO ka shumë për të axhustuar në marrëdhëniet brenda vetes në mënyrë që të përballojë me sukses sfidat e të ardhmes. Që gjithësesi duket se i përkasin një të ardhme të afërt dhe ku ringritja e aktorëve të vjetër si Rusia dhe dalja në evidencë e lojtarëve të rinj botërorë sic është Kina e që po shfaqet me ambicie të rrezikshme saqë mund të ndikojnë në prishjen e ekuilibrave të vendosur, parasheh se ndodhemi në kohë të ngarkuara e plot tension nga ku mund të precipitohet në skenarë të rrezikshëm. Shqipëria e ka përcaktuar qëndrimin dhe rreshtimin e saj. Është vërtet vend i vogël dhe jo me peshë në zhvillimet nga ku përplasen elefantët, por që gjithësesi, me statusin që ka aktualisht në KS i jep akses që të operojë pranë të mëdhejve./Fjala.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)