Anëtarësimet e reja, Veliaj: Kamza shembull i transformimit rrënjësor

Anëtarësimet e reja, Veliaj: Kamza shembull i transformimit rrënjësor

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi turin e anëtarësimeve të reja në Kamzë, e cila sipas tij, është  kthyer në standard model për bashkitë e tjera. Veliaj nënvizoi rëndësinë që ka shtimi i anëtarëve të rinj në Partinë Socialiste, por ajo që vlen më shumë, sipas tij është cilësia e numrave që shtohen.

Ai theksoi se skuadrës së Partisë Socialiste i janë bashkuar qytetarë të aftë e të talentuar dhe nënvizoi se kjo është mënyra më e mirë për ta çuar vendin përpara.

“Numrat patjetër që kanë rëndësi, janë shumë të rëndësishëm, por po aq rëndësi, në mos më shumë, ka cilësia e këtyre numrave. Kur shikoj që po na bashkohen çuna e goca me të gjitha 10-a, - çuna e goca të Kamzës që dalin me 10-a në gjimnaz, me 10-a në Universitet - kjo është shumë e rëndësishme. Siç thotë ajo shprehja: Zogjtë me të njëjtat pupla rrinë bashkë, se shkon secili te soji i vet. Fakti që të mirët, të aftët, të talentuarit, dalëzotësit kanë ardhur tek PS, është komplimenti më i madh për forcën dhe skuadrën tonë të jashtëzakonshme që kemi këtu në Kamzë”, tha Veliaj.

Ai vuri në dukje faktin se Kamza sot është kthyer në një histori suksesi për t’u ndjekur edhe nga bashkitë e tjera. Ndërsa shtoi se kjo ka ardhur falë punës së jashtëzakonshme të bërë nga kryetari i Bashkisë, Rakip Suli dhe skuadra e tij, duke e kthyer këtë zonë në një model të transformimit rrënjësor.

"Kamza me stekën e ngritur lart është kthyer në një model për të gjithë. Jam shumë i frymëzuar sot dhe vërtet ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme, se si një zonë që konsiderohej tabu, një zonë që konsiderohej tokë e pashkelur, që konsiderohej bastion i dikujt tjetër, qytetarët dhanë një leksion të madh, me atë fitoren tonë të madhe. Ishte një fitore frymëzuese, por edhe përulëse. Na treguan se nuk ka asnjë bastion që nuk e fitojnë socialistët e organizuar, të mobilizuar, të përulur dhe mëngëpërveshur, për të bërë këto punë të jashtëzakonshme që janë bërë në Kamzë”, u shpreh Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë