Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Tsipras replika me Mitsotakis: Vendosja e vetos, kundër interesave kombëtare të Greqisë

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Tsipras replika me Mitsotakis: Vendosja e vetos, kundër interesave kombëtare të Greqisë

Kryeministri grek, Tsipras dhe kreu i opozitës, Kyriakos Mitsotakis

Parlamenti grek është përfshirë nga debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës mbrëmjen e kaluar kur u votua protokolli i anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Aleksis Tsipras akuzoi opozitën se nuk ka një qëndrim të qartë për politikën e jashtme me vendet fqinjë, por vetëm përpiqet të pengojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kreu i qeverisë iu drejtua drejtpërdrejt liderit të opozitës Kyriakos Mitsotakis të jetë më serioz në lidhje me deklarat e tij për politikën e jashtme dhe diplomacinë.

Partia Demokracia e re nuk pajtohet me asgjë. Na thoni mos përparoni negociatat për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, mos zhvilloni bisedime me turqinë, mos vijoni zgjidhjen për çështjen maqedonase, mos lejoni anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Europian. Nëse zoti Micotakis mbështet veton për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, ai nuk po vë në pikëpyetje vetëm një qëndrim kombëtar të Greqisë, por edhe një qëndrim të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian.

Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë

Nga ana tjetër, kreu i partisë opozitare Mitsotakis kërkoi menjëherë zgjedhje të parakohshme për të sjellë një "katharsis" politik sa më shpejt të jetë e mundur që sipasi tij Greqisë i nevojitet. “Në vend që të shkojë në zgjedhje, Z. Tsipras përpiqet të mbajë të lidhur vendin pa legjitimitet politik. Greqia kurrë nuk ka kryer veprimet që po përjetojmë javët e fundit. Republika e Greqisë po jeton momente të tregtisë politike. Para syve tanë shohim shantazh”, tha ai. 

Pas votimit të protokollit të NATO-s, të Maqedonisë së Veriut në parlamentin grek, tashmë procedura duhet të vijojë me parlamentet e vendeve të tjera, ku Bullgaria ka deklaruar se do të procedojë javën e ardhshme. Protokolli i anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut do votohet edhe nga Shqipëria në Kuvend, si vend anëtar i Aleancës Veri-Atlantike.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë