Anëtarët e KQZ-së pa legjitimitet, Presidenca nuk merr masa
PRISHTINË, 1 Nëntor/ATSH/.- Kosova është pa Komision Qendror të Zgjedhjeve, pasi legjitimitet aktualisht ka vetëm kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila është emëruar nga Presidentja, bëri të ditur KosovaPress. Kështu është shprehur anëtari i subjektit politik Nisma për Kosovë, Bilall Sherifi, partia e të cilit për herë të parë është bërë pjesë e Parlamentit […]
Kosova është pa Komision Qendror të Zgjedhjeve, pasi legjitimitet aktualisht ka vetëm kryetarja e
KQZ-së, Valdete Daka, e cila është emëruar nga Presidentja, bëri të ditur KosovaPress.
Kështu është shprehur anëtari i subjektit politik Nisma për Kosovë, Bilall Sherifi, partia e të cilit për herë të parë është bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës.
Ndërkaq, ende në KQZ, figurojnë emrat e anëtarëve të subjekteve politike të cilat nuk janë më pjesë e këtij legjislativi.
Sherifi e ka kritikuar Presidenten e vendit, e cila nuk po e zgjidh këtë çështje.
Ai ka thënë se KQZ-ja është një organ, që sipas Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhje, organizon zgjedhjet në vend dhe pas çdo katër viteve, rikonfirmohet përbërja e saj.
"Përbërja e KQZ-së zakonisht caktohet brenda 60 ditëve nga certifikimi i zgjedhjeve. Presidentja në bazë të rezultateve që i merr nga KQZ-ja, është e detyruar bazuar në nenin 129 të Kushtetutës ", ka thënë ai.
Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, siç ka thënë Bilalli duhej të ishte bërë dhe Presidentja duhet të veprojë që të kërkojë nga partitë politike për zgjedhjen e anëtarëve.
Më tej, Bilalli ka thënë se nëse brenda 21 ditëve nga dita kur presidentja ua dërgon kërkesën partive politike për të emëruar anëtarin e vet në KQZ, kjo nuk bëhet, atëherë ligji e thotë shumë qartë se kalon në dorën e presidentes që të emërojë këdo në vend të asaj partie që nuk e ka dërguar emrin.
Ndërkohë, Daka ka thënë për KosovaPress se KQZ-ja nuk ka kompetenca t'i shqyrtojë mandatet e anëtarëve të KQZ-së.
"KQZ-ja nuk ka kompetenca t'i shqyrtojë mandatet e anëtarëve të saj.Është zyra ligjore e presidencës e cila merret me mandatet e anëtarëve të KQZ-së, me përbërjen e KQZ-së dhe të gjitha kompetencat e autorizimit janë atje", ka thënë ajo.
Daka nuk ka dashur të komentojë më shumë këtë çështje, sepse siç ka thënë ajo, i takon Presidentes.
Nga ana tjetër, KosovaPress-i ka tentuar të marrë vesh se çfarë do të bëjë Presidentja e vendit në lidhje me emërimin e anëtarëve të KQZ-së.
Mirëpo, këta të fundit nuk kanë dhënë shumë detaje për planet e Presidentes në lidhje me këtë.
Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka treguar shkurt përmes postës elektronike se Presidentja vepron gjithnjë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, duke shtuar se mandati i Komisionit Zgjedhor të Kosovës, është një çështje e ndërlidhur me konstituimin e institucioneve të Kosovës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.7%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32