Anëtarët e KRRT në prokurori,
s’dikutuam për lejet e pallateve

Anëtarët e KRRT në prokurori,<br />s’dikutuam për lejet e pallateve
TIRANE- Lidhur me skandalin e falcifikimit të dokumentave për lejë ndërtimi nga kryebashkiaku Gjika, prokuroria e Vlorës për të hedhur dritë rreth kësaj dosje ka marrë në pyetje anëtarët e KKRT-së. Drejtori i Departamentit të Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, njëkohësisht anëtar i Këshillit Teknik dhe KRRT-së në vitin 2010, ka shpjeguar se miratimi i sheshit dhe lejes së ndërtimit të mësipërm, nuk janë marrë në shqyrtim në mbledhjen e KRRT-së, si dhe nuk është shqyrtuar në Këshillin Teknik. Po kështu, janë pyetur lidhur me rrethanat e hetimit anëtarë të KRRT-së që kanë marrë pjesë në mbledhjen e datës 24.03.2010 dhe kanë shpjeguar se miratimi i sheshit dhe lejes së ndërtimit të mësipërme, nuk janë marrë në shqyrtim në këtë mbledhje të KRRT-së.

Janë pyetur edhe personat që kanë qënë anëtarë të Këshillit Teknik në Bashkinë Vlorë dhe nga shpjegimet e tyre nuk rezulton që kerkesa për shesh dhe për lejë ndërtimi në fjalë të jetë shqyrtuar në Këshillin Teknik. Sipas akuzës të gjithë anëtarët e KKRT-së kanë pohuar se nuk kanë diskutuar asnjëherë për këto dy leje ndërtimi. Ndërkohë që lidhur me këtë çështje, prokuroria e Vlorës ka veçuar hetimet, ku Shpëtim Gjikën dhe 7 persona të tjerë i ka dërguar në gjykatë si të pandehur, ndërkohë që hetime të tjera janë duke vijuar për persona të tjerë të zyrës së pasurive të palujtshme dhe Aluizni-t. Pritet që në muaj sipas akuzës do ketë sërisht persona që do meren të pandehur.
 
Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin