Anëtari i Autoritetit të Dosjeve: Ja ndryshimet që kemi propozuar në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist! Peçi: Të mos zvarritet

Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit ka propozuar disa ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Anëtari i Autoritetit të Dosjeve, Gjergj Marku i ftuar në Report Tv ka treguar ndryshimet që propozon ky institucion.  

I ftuar në emisionin 'Përballje' me gazetaren Besmira Pelushaj, Marku tha se ndryshimet prekin të internuarit në kampe me tela me gjemba, të lindurit dhe të miturit nën 15 vjeç në internim, rritjen e masës së dëmshpërblimit, me 25 vite burgim, për familjarët e të ekzekutuarve, vendosjen e pagesës fikse për të dënuarit me punë të detyruar, si dhe zgjatje të afatit për subjektet përfituese.

“Mosnjohjen e internimit të personave deri në 15 vjeç. Nuk e njeh shteti. Ka qenë i dënuar, ka qenë i izoluar me të gjitha drejtat e vonuara. Nuk ta njeh ligji. Ne kërkojmë që këtyre njerëzve ti njihet internimi dhe më pas shpërblehen me një masë X. I kemi kërkuar ministrisë së drejtësisë që të ndryshojë masa e dëmshpërblimit për një të bashkëpunuar të mos jetë i barabartë me 6 vit e burgim por me 25”, tha Marku.

Propozimi i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Ish-deputeti Myslym Murrizi thotë se duke qenë se Autoriteti i Dosjeve s’ka të drejtë të propozojë ligje, nëse nga qeveria nuk ka vullnet duhet të kërkojnë një grup të deputetëve të opozitës që të futet në diskutime

“Autoriteti i dosjeve nuk ka të drejtë të propozojë ligj. Fakti që i është drejtuar ministrit, duhet të ketë marrë ndonjë okej nga qeveria që propozimet që ia dërgon do t’i fusë në axhendë për tu bërë ligj. Ndryshe nëse mungon ky vullnet ka një zgjidhje tjetër, duhet të gjejë një grup deputetësh të opozitës”, tha Murrizi

Autorja e emisionit ‘Doja K’, Admirina Peçi thotë se duhet një përshpejtim i procesit, pasi ka shumë zvarritje.

“Një shpejtim i procesit, se gjitha ka ardhur nga zvarritjet. Pak vullnet dhe kryeministri brenda vitit mund ta zgjidhë këtë çështje”, tha Peçi.

Gazetarja Peçi tregon edhe torturat në kampet e internimit, ku shumë nëna kanë humbur edhe fëmijët e tyre për shkak të mungesës së ushqimeve dhe sëmundjeve të ndryshme.

“Ato kanë qenë edhe intervistat më të vështira, me trauma, nëna që kanë humbur fëmijë në kampet e internimit në Tepelenë dhe Kamëz, nga sëmundjet e tmerrshme dhe mungesa e ushqimit që kanë pasur atje. Shkuan në internim me fëmijë dhe ikën pa fëmijë. Është rasti i Gjelë Gjikolaj, Rudina Demaj, më ka treguar se si ushqeheshin me ushqim m krimba, se si hanin lende dushku dhe thoshte se na u bllokua stomaku që nuk hanim dot asgjë, hanin lëvore shalqiri që i hidhnin rojet e kampit. Edhe të burgosurve në miniera janë të llahtarshme kur mendon se si ata me një punë titani e ngrysnin ditën në ato zgavra duke mbajtur me forca duarsh me tona minerale, që sot nuk u njihet asnjë punë. Është miratuar një ligj që tu njihet statusi i minatorit, ata nuk përfitojnë dot se kanë punuar në Spaç. Ky ligj nuk ka gjetur zbatim”, tha Peçi.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I PA DËNUARI: 05/10/2023 15:25

    Po për ne që prindërit,të afërmit apo farë e fisë kemi:luftuar kundër fashizmit esojit e sorollopit të të tyre,që zbatuam ligjet e shtetit të kohës A DO MENDOJ SHTETI?.NUK e kuptoj se çfarë rregullojnë dhënia e lekëve ? Po GJAKU IDËSHMORËVE TË LUFTËS ANTI FASHISTE A MUND TË PAGUHET.???Tashë dhe pas 30 vjetësh kërkojnë si dhe në kohën e parë arsimim dhe për ata që kan lindur pas vtit2005.Sa do vazhdoj kjo?Jepini fund paradokseve se është MARE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë