Kaosi në Kuvend, anëtari i Këshillit të PD-së në Report Tv: Deputeti i grupimit të Bardhit ka marrë tender nga qeveria për rehabilitimin e lumit Osum

Prej javësh opozita e drejtuar nga grupimi i Sali Berishës dhe deputetëve të Gazment Bardhit, kanë krijuar kaos në Kuvend, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave plenare.

Por Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha duket se nuk është e dakordësuar me këtë lëvizje, e sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar në PD, Sidi Hasanajt, ata janë bashkë me partinë në pushtet.

Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Sidi Hasanaj tha se nga njëra anë deputetë e grupimit të Bardhit bëjnë kaos në Kuvend, por nga ana tjetër marrin tender nga qeveria.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Hasanaj tha se kompania e deputetit Lefter Gështenja ka marrë një tender për rehabilitumin e shtratit të lumit Osum.

Sidi Hasanaj anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv  ka deklaruar se kompania e deputetit Lefter Gështenja ka marrë tender më 13 tetor të këtij viti për rehabilitimin e lumit Osum.

'Rithemelimi vetëm opozitë nuk mund të quhet. Është pjesë e pushtetit por jo opozitë. Është një deputet i PD-së por që është pjesë e grupimit të zotit Bardhi i cili nëpërmjet një kompanie të tij gjatë muajit tetor, posaçërisht në datën 13 tetor të këtij viti ka marrë një tender rreth 130 mln lekët për rehabilitimin e lumit Osum në Berat. Gjatë gjithë këtij muaji që ka bërë kaos në Kuvend, ai ka marrë 380 mln lekë tendera nga agjencia e prokurimeve publike të firmosura. Ne e kemi me dokumente këtë. Është një deputet i qarkut të Elbasanit. Dokumentet janë me data dhe të printuara nga agjencia e prokurimeve publike.

Problem është se kompania është shitur nga bashkëshorti tek bashkëshortja për një shifër 10 mijë lekë të reja dhe më pas nga bashkëshortja te një person tjetër X për një shifër qesharake për vetëm 10 mijë lekë të reja. Shohë një grup që në Kuvend bën teatër opozitë-pozitë, por ata janë në një raport të drejtë më njëri tjetrin. I japin ofiqe njëri-tjetrit. Kompania është krijuar nga Lefter Gështenja, por në zgjedhjet e 2021, Gështenja para se të bëhej deputet e shiti kompaninë. Por ne si departament në PD e iniciuar edhe me shumë profesionalizëm nga Besard Logu, ka dyshime. Pasi një kompanie që ka fituar qindra mln euro nuk mund ta shesë për 100 mijë lekë të vjetra. Kjo kompani vetëm në tetor ka fituar qindra mln euro.'- tha Hasanaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën