TIRANE- Në kulmin e replikave mes KLD dhe Ministrit të Drejtësisë për vendimet gjyqësore, gjyqtari i Durrësit njëherësh anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Tritan Hamitaj, ka vendosur të lerë të lirë duke mos marrë asnjë masë sigurimi një shtetas të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Vendimi është marrë disa ditë më parë, ku në gjykatën e Durrësit me kërkesë të prokurorisë së rrethit, ishte paraqitur shtetasi Shpëtim Mema, i dënuar më parë me 10 vite burg për vrasje. Ky shtetas kishte dalë nga qelitë e burgut të Rrogozhinës disa ditë me leje, dhe se në orët e vona të mbrëmjes është konfliktuar me armë me administratorin e lokalit me muzikë live “Colombo” në Durrës, duke qëlluar në drejtim të tij dhe rojes privat të lokalit.
/Shqiptarja.com
VIDEO







