Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj deklaron se regjistrimi i PD-së në zgjedhjet e 18 qershorit mund të bëhet vetëm përmes një marrëveshje politike që do sillte ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Gjatë një interviste për Report Tv, Osmanaj thekson se pa një pakt politik mes palëve, PD dhe çdo parti tjetër e opozitës e ka të pamundur pjesëmarrjen në zgjedhje.
"Kjo bëhet vetëm më marrëveshje politike dhe me ndryshim në Kodin Zgjedhor. Nëse nuk ka marrëveshje, nuk ka asnjë mundësi që forcat politike të paregjistruara të regjistrohen", u shpreh Osmanaj.
Numri dy i
KQZ sqaroi gjithashtu se edhe dorëzimi i listave dhe formularëve u bë në shkelje të Kodit Zgjedhor.
"
Dorëzimi i formularëve ka qenë data 28 prill. Kodi parashikon dorëzimin e listave jo më vonë se 50 ditë para zgjedhjeve.
S'mund t'u lihet asnjë hapësirë partive politike për datën 3 maj, pasi duihet të ishin regjistuar jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërsa koalicionet jo më vonë se 60 ditë.
Jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve ne verifikojmë dokumentacionin e dorëzuar nga partitë poliotike dhe më pas ua kthejmë partive politike për t'i korrigjuar. Ka parti që kanë shumë prbleme me dokumentacionin si me listat mbështetëse ashtu edhe me formularët.
Janë mbi 5-6 parti të cilave do t'iu kthehen materialet. Proces ky që partitë politike duhet ta përmbushin deri në datën 8 maj", tha ai.
Sa i takon ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të listave të partive politike, Osmanaj theksoi se një gjë e tillë mund ta bëjë edhe PD pasi ka përfaqësuesit e saj në KQZ.
"
Subjekteve zgjedhore u lind e drejta ta ankimojnë. Ankimimin mund ta bëjnë ato forca politike që janë në KQZ. PD ka përfaqësues në KQZ sepse është forcë politike që ka mandate në parlament dhe deri në përfundimin e këtij parlamenti ka përfaqësuesit e saj në KQZ", shtoi më tej Hysen Osmanaj.
Ndërkohë, KQZ po verifikon të dhënat e kandidatëve në formular, në kuadër të dekriminalizimit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4932
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34