Kuvendi ka nisur procedurat për të zgjedhur anëtarin e KQZ-së që do të zëvëndësojë Denar Bibën.

Erik Skendaj dhe Bledar Skenderi, janë dy propozimet e maxhorancës që do të votohen të enjen në Kuvend.

Sipas Kodit Zgjedhor anëtari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të zgjidhet nga PS, ndrësa nënkryetari i ri i këtij institucuoni do të jetë ose Vera Shtjefni ose Hysen Osmanaj, pra propozime të PD-së.

Denar Biba, ish-nënkryetari, u zgjodh dy javë më parë si zëvëndësues i Lefterie Luzit në krye të intitucionit.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com