Anëtari i 'Rregullatorit' në Report Tv: KQZ zhvilloi takim me 'Venecian' para 1 jave, mbajti qëndrim neutral për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

TIRANË- Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Çaka në Report Tv ka zbuluar një takim të zhvilluar rreth një javë më parë me Komisionin e Venecias lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në intervistën në emisionin "Sot live në Shqipëri" në Report Tv, Çaka tha KQZ ka mbajtur një qëndrim neutral sa i përket ndryshimeve të bëra. Ky takim i zhvilluar online është zhvilluar pas kërkesës së bërë nga presidenti Ilir Meta si edhe nga Ministria e Jashtme.

"KQZ është përfshirë në diskutime, para 3 javësh nga presidenti Meta është sjellë një kërkesë për të bërë një takim online me Komisionin e Venecias dhe më pas nga Ministria e Jashtme. Është bërë një takim online të KQZ me 'Venecian', para një jave dhe nga KQZ është reflektuar pjesërisht mendimi i saj vetëm në lidhje anën operacionale të këtij procesi, ndërsa pjesët e tjera pastaj KQZ nuk është shprehur është lënë në diskrsion edhe të Komisionit të Venecias duke qenë se janë kompetencë e një organi tjetër, siç është Kuvendi dhe në momentin që ato do të reflektohen në ligj është i detyryar t'i zbatojë. Por po, është i vërtetë që ka pasur. E them hapur që qëndrimi i KQZ-së ka qenë neutral, kuptohet që në disa pika konkrete që kanë qenë informacione të kërkuara për punën e KQZ nga Komisioni i Venecias është dhënë informacion, por vetëm për punën e KQZ,  ndërsa lidhur me vetë opinion të vetë KQZ për ndryshimet e bëra, KQZ ka qenë neutral dhe nuk është shprehur", tha ai.

Sa i përket zgjedhjet të 25 prillit, që janë cilësuar si më të shtrenjtat në histori për shkak të implementimit të teknologjisë që shkon në 27 mln euro, ai tha se ky investim është në plan afatgjatë, teksa ishte i bindur se do jenë zgjedhjet më të mira në histori.

"Besoj që çdo zgjedhje ka vështirësitë e tij, në këtë rast me sa kam parë që nga 5 tetorit ka një vullnet maksimal të të gjitha palëve që këto zgjedhje të bëhen sa më të drejta dhe të pranueshme nga të gjithë, vlerësoj që këto zgjedhje do të jenë të mira dhe të gjithë pranuara. Por KQZ nuk mundet i vetëm të zhvillojë një proces normal duhet dhe ndihma e partive politike. KQZ  është e prirur që të zbatojë të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore dhe do jenë zgjedhjet më të mira të ka bërë Shqipëria", tha Çaka.

Ky takim është zhvilluar përpara se 'Venecia' të dilte me një opinion paraprak lidhur me këto ndryshime. Në këtë raport, që Shqiptarja.com e ka zbardhur të plotë, 'Venecia' i rekomandonte qeverisë që para 25 prillit mos ndryshohet më as Kodi Zgjedhor e as Kushtetuta, duke hedhur poshtë kërkesat e presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha për të ndryshuar edhe njëherë modifikimet të votuara tashmë nga parlamenti, teksa ka shtuar se ky Kuvend është legjitim. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi