Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Endira Bushati përmes një postimi në Facebook pozicionohet kundër Lulzim Bashës për kauzat dhe aksionin opozitar. Ajo shprehet se ka një mosbesim ndaj PD, që vjen si pasojë e një mungese koherence, parimesh e vizionesh nga lidershipi i djathtë.

Kalon nga Babalja, tek Toyota, pastaj tek Teatri, harron Babalen, kalon tek shoferi i Xhafajt, derisa të harrohet foto e vëllait të “Toyotës” në zyrën e Bashës, pastaj braktis Toyotën, e dashuron Salvinin…e kështu ditët pasojnë njëra-tjetrën…

Asnjë kauzë e çuar deri në fund… Deklarata për shtyp, dalje tek oborri, klithma e ulërima në komisione…. Publiku nuk merr vesh gjë…. Ndërkohë, Edi Rama, po shtrin tentakulat në sistemin e drejtësisë dhe çdo qelizë të shoqërisë…

Endira Bushati