Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur deklaratën e ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili tha se ka marrë fund argëtimi për mafiozët dhe tashmë duhet treguar se shteti është më i fortë. Duke shpërndarë deklaratën e ministrit Salvini, të njohur për qëndrimet kundër shqiptarëve, Basha shkruan në Tëitter se po vjen era e ndryshimit, që së shpejti do të kalojë edhe në anën tjetër të Adriatikut. Sipas tij, mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë.
Mirë se vjen era e Ndryshimit @matteosalvinimi, së shpejti edhe në anën tjetër të Adriatikut. Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të realitetit të deridjeshëm.
Lulzim Basha, kreu i PD
Për mafiozët argëtimi ka marrë fund. Tani duhet të tregojmë që shteti është më i fortë. Do më pëlqente të mbahesha mend si një ndër personat që luftoi Kamorrën dhe mafian rajon pas rajoni.
Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë

(Postimi i Lulzim Bashës në Twitter)
Pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, se era e ndryshimit po vjen dhe së shpejti do të mbërrijë edhe te ne, ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Bushati shpreson që llogaria e Bashës të jetë hakuar, duke shtuar se deklarata e tij ishte kundër njerëzve dhe vendit të tij.
Reagimi i kryetarit të PD duke përshëndetur dhe cilësuar si “Era e Ndryshimit” ministrin e Brendshëm italian është mjaft e çuditshme, pasi Matteo Salvini është i njohur për qëndrimet e tij anti-Shqipërisë.
Salvini në mënyrë konstante ka shprehur urrejtje ndaj komunitetit shqiptar në vendin fqinj, ndërkohë që Basha e cilëson si “Era e Ndryshimit”. Ministri i Brendshëm i Italisë Salvni ka qenë edhe kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Por edhe pse është anti-komunitetit shqiptar në Itali dhe anti integrimit të vendit tonë në BE, për Bashën, ministri i Brendshëm i Italisë është ‘Erë Ndryshimi’ që duhet ndjekur dhe marrë shembull.
Salvni është kryetar i një partie anti emigracion si Lega Nord, ndërsa ka pasur mjaft përplasje edhe me liderët europianë, e fundit me Presidentin francez Macron.
-
Ajo qefashistet kane te perbashket eshte:lufta,vrasjet,vjedhjet dhe terrori,poshte fashizmi PD!
Përgjigju -
Filloi me ju djeg b**tha me duket mafjozve shqiptar
Përgjigju -
Loqe Nord dhe Basha bajga.
Përgjigju -
O Bashe! O jashtqitje!
Përgjigju -
Salvini eshte msfiox
Përgjigju -
Po Lul eshte e vertete ,qe ndeyshimi po vjen , por jo si te thote cerveli ty . Po vjen dita te arrestohesh, per krime kunder shqiptareve dhe mos merr shembull nga Salvini ( qe sa do ekstremist u djathte ka goje e flet se nuk eshte perlyer si ty . Bohu gati Lul me gjithe mentorin tend dhe klanin tuj se po ju pret Reci
Përgjigju -
“The wind of change” do ta ndjejme atehere kur te te marre ty dhe ca te tjere si puna jote e t’u degdise atje ku e meritoni...ne burg ose te pakten larg nga politika. Do te ishte kunder natyres te ishe ti simboli i ndryshimit per mire o hajdut me buzeqeshje fallco. Ky popull meriton nje klase politike me te mire.
Përgjigju -
Von ke per te ardhur ne pushtet mo koqe.
Përgjigju -
O Bashe masbtruesi thot per ty o djal se ti je mafjozi pertej Adriatikut .1je hajdut .2je vrases .3je tradhetar .4 je mashtres .5 je shkatrrimtari i partis Demokratike pra ai miku nga Italija thote per ty o HOLLANDEZ PA FARE .
Përgjigju-
O bashe salvini esht patriot i vendit te tij ai po lufton dyndjen arabe e afrikane qe po kercenon italin nga mafioz te tipit tat qe per pare hartojn cdo gje qe u kanoset vendit te tij. Dhe nje gje per ju politikanet shqiptar salvini i ka inat te gjith hajderet e cdo tipi si ordiner dhe ata me kollare
-











Komente
Komento