Mes 27 emrave që përbëjnë listën përfundimtare të komisionerëve që do të rivlerësojnë drejtësinë është edhe Suela Zhegu, specialiste në KLD, e cila rezulton se ka probleme me ligjin.
Zhegu u votua dje pjesë e Komisionit të Vetting-ut paditet nga familjarët e saj për një trashëgimi
Zhegu, që u votua si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është paditur nga familjaret e saj.
Suela Zhegu ka problem me familjarët e saj, konkretisht dy nipat e saj të mitur, të cilët e akuzojnë atë për një konflikt trashëgimie.
Familjarët kanë kërkuar nga Gjykata që Suela Zhegu (Limka) t’u kthejë paditësve, pasurinë që ka lënë vëllai i saj Arjan Limka që ka vdekur në Amerikë.
Ata e akuzojnë anëtaren e Komisionit të Vlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve se ka përfituar në mënyrë të paligjshme pasurinë e vëllait të saj pasi ai ka humbur jetën, thuhet në padinë e James Limka dhe Angelo Limka.
Ndërkohë nga Investimi i Report Tv rezulton se Suela Zhegu dhe bashkëshorti i saj Idi Zhegu ka pasur dhe një çështje me objekt “Kundërshtim Përmbarimor” në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku palë në proces është dhe biznesmeni i ndërtimit, Hajredin Fratari.
Tashmë çështja e është në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë burime pranë Gjykatës së Lartë bëjnë me dije për Report tv se rekursi në Gjykatën e Lartë është bërë nga biznesmeni Hajredin Fratari, i cili kundërshton vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit.
Bashkëshorti i saj i paditur nga prokuroria për mashtrim
Sakaq bashkëshorti i saj Idi Zhegu, aktualisht është nën akuzë edhe në dy procese gjyqësore: një në Gjykatën e Rrethit Tiranë akuzuar nga Prokuroria për veprën penale të “Mashtrimit” dhe procesi tjetër zhvillohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës i akuzuar për veprën penale mosbindje ndaj urdhrit të policisë.
Lista me 27 emrat që do të vlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët u miratua bllok në Parlamentin e Shqipërisë një ditë më parë dhe nuk u votua për secilin emër.

(Padia ndaj Suela Zhegut nga familjarët e saj)

(Çështja me objekt “Kundërshtim Përmbarimor” e Suela Zhegut dhe bashkëshortit të saj Idi Zhegu)

(Bashkëshorti i saj Idi Zhegu, aktualisht është nën akuzë për mashtrim dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO