Anëtarja e vlerësimit të kandidaturave në PD flet për Report TV: Ish-deputetët s'i shpëtojnë vettingut të komisionit

Këtë të hënë, Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve në selinë blu ka nisur fazën e dytë të punës. Formularët e Vetëdeklarimit që iu dërguan 946 kandidatëve të filtruar nga faza e parë, ndodhen në tryezën e Komisionit, pas 5 ditëve afat që iu la për të plotësuar të dhënat e detajuara nga jeta, shkollimi, puna, pasuria apo problemet me ligjin. 

Të parët që do të nënshtrohen filtrit të dytë të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve do të jenë ish deputetët, të cilët edhe pse nuk ishin të detyruar të plotësonin formularin, nuk do t’i shpëtojnë rivlerësimit të Komisionit, për të dhëna shtesë për ta.

Anëtarja e Komisionit të vlerësimit të Kandidatëve në selinë blu, Enriketa Papa shpjegon për Report tv se ish-deputetët dhe ish kryetarët e Bashkive  do të kalojnë në një vetting të dytë nga komisioni.

“Nuk janë përjashtuar vetëm ish deputetët e këtij legjislativi, por kush ka qenë deputet apo kryetar bashkie në 10 vitet e fundit. Ata nuk kanë qenë të detyruar të plotësojnë formularin, por do t’i nënshtrohen fazës së dytë të verifikimit nga Komisioni, nëpërmjet kritereve që komisioni i konsideron të arsyeshme për tu thelluar më tej, për të marrë më shumë informacion nga ish deputetët, kryesia apo nga strukturat e vetë PD për ish deputetët dhe ish kryetarët e bashkive. Pra mos plotësimi i formularit, nuk i kualifikon për të qenë pjesë e listës ata.

Ashtu si në fazën e parë, sërish do të ketë të eliminuar. Papa thotë se komisioni në listën me 946 emra do të zgjedhë rreth 300 emra. Ajo nuk e përjashton mundësinë që numri i të përzgjedhurve të ndryshojë gjatë procesit, bazuar edhe në ndryshimet që mund të imponojnë në listat përfundimtare të partive ndryshimet kushtuese të 30 korrikut.

5 anëtarët e Komisionit Bujar Nishani, Mark Marku, Genc Ruli, Besnik Mustafai dhe Enriketa Papa, të ndihmuar edhe nga Sekretari Organizativ Sait Dollapi e ai i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli do të kenë kohë deri në mes të shtatorit  për të përfunduar verifikimin e rreth 1000 emrave, e për ti dërguar anëtarësisë rreth 300 emrat më të mirë prej tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 31/08/2020 19:22

    Amon se e kom merak po ai frikacaku i partise qe beri vrapimin prej hajduti ordiner naten kur Flamur Herman Geringu vagabondi i pd po organizonte sulmin me molotov a do jete ne liste, e kam fjalen per Sahit tritol dollap molotovin kryehajdutin e cez .

    Përgjigju
  • Spak: 31/08/2020 17:07

    Cfaredo qe te beni keni koken te qelbur

    Përgjigju
  • Beni: 31/08/2020 15:07

    Hahaha Said Dollapi qenka ne komision hahaha.Partite shqiptare jane ne nivel super te ulet.E tmerrshme kush jane ato qe pretendojne per poste,injorance clasike,nivel llumi.

    Përgjigju
  • O tej: 31/08/2020 14:53

    Po ket temin kur do e kaloni ne veting o zgjyrsa SHQYPI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë