Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komentuar për herë të parë dyshimet se një gjerman ka punuar si agjent i dyfishtë për inteligjencën amerikane duke thënë se nëse raportet janë të sakta, do të vinin në dyshim serioz bashkëpunimin e mëtejshëm të Berlinit me Uashingtonin. 

Deri më tani, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i shtetit nuk kanë preferuar të komentojnë arrestimin e punonjësit 31-vjeçar të agjencisë së inteligjencës gjermane.  Merkel i bëri komentet e saj gjatë një konference për shtyp në Pekin. 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)