Angela mohon lidhjen me Ledrin:
“Klipin e bëra për Fadil Berishën”

Angela mohon lidhjen me Ledrin:<br />“Klipin e bëra për Fadil Berishën”
“Nuk kam thënë kurrë që kam qenë lidhur me Ledrin. Jam shprehur se e vetmja marrëdhënie që kam me të janë “100 problemet”. Është kjo deklarata e modeles me famë botërore Angela Martini, gjatë një interviste për mediat kosovare.

Modelja ka thënë se përpara bashkëpunimit për klipin, të cilin e ka bërë vetëm për hatër të fotografit Fadil Berisha, nuk e njihte  reperin Vula. Madje Angela thekson se kur ka mësuar historitë e reperit dhe shkëputjen e tij nga muzika i ka ardhur keq për të, duke qenë se imazhi i saj mund të rikthente reperin në tregun muzikor.

Gjithashtu ajo ka komentuar edhe marrëdhënien me këngëtaren Dafina Zeqiri, të cilës i ka dërguar rroba banjo nga firma e saj, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar në Twitter. Angela thekson se nuk do të ketë një bashkëpunim të dytë me Ledrin, pasi i pëlqen të provojë gjëra të reja.

Martini ka pranuar se është e dashuruar por jo në një lidhje. Sa i përket projekteve bukuroshja shkodrane do të nisë një “Video blog” në stilin reality show, ku do të shfaqë prapaskenat e çdo eventi të saj.

angela martini

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës