Angelina Jolie anoreksike, Brad
Pitt i bën presion: Dua divorcin

Angelina Jolie anoreksike, Brad<br />Pitt i bën presion: Dua divorcin
Gjatë muajve të fundit Angelina Jolie ka qenë gjithnjë e më e distancuar ndaj vëmendjes mediatike dhe asaj të fansave të saj. Aktorja e njohur globalisht për bukurinë dhe fizikun e saj, e lakmuar nga të gjitha femrat për jetën si në përralla, martesën ideale dhe stilin e jetesës, po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa peshon vetëm 40 kile.

Sipas revistës amerikane “Star”, aktorja po përjeton edhe njëherë makthin e anoreksisë. Situata shëndetësore e saj është aq e rënduar sa bashkëshorti, Brad Pitt, edhe pse vazhdon të jetë kokë e këmbë i dashuruar me yllin e kinematografisë, e ‘kërcënon’ se do të ndahen nëse kjo e fundit nuk pranon të kurohet dhe të marrë mjekimet e duhura.

Kjo betejë e Brad Pitt me gruan e tij ka më shumë se një vit që vazhdon dhe si rrjedhojë edhe martesa e të dyve ka qenë në ngërç për të njëjtën periudhë.

Burime për revistën thonë se aktori ‘nuk kishte ndërmend të shihte nënën e fëmijëve të tij që vetvritej’, ndërsa ishte shumë i shqetësuar edhe për fëmijët, që ishin viktima të kësaj situate dramatike.

Aktorja është 1,72 cm e gjatë dhe thuhet se peshon 37,5 kg. 
angelina jolie
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi