Angelina Jolie blen shtëpi afër
Brad Pitt për një arsye shumë të fortë

Angelina Jolie blen shtëpi afër<br />Brad Pitt për një arsye shumë të fortë
Angelina Jolie ka çuditur të gjithë me vendimin e saj.
 
Aktorja 41- vjeçare ka blerë shtëpinë e regjisorit të njohur, Cecil B De Mille për 25 milionë dollarë  në “Laughlin Park të Los Feliz”, e cila ndodhet gati 3 km larg shtëpisë së ish- bashkëshortit të saj Brad Pitt.
 
Një burim për “The Sun” shprehet se ky vendim është marrë për hir të fëmijëve.
 
“Angelina është e interesuar që të zhvendoset në shtëpi afër Pitt që fëmijët ta kenë më të lehtë të shohin babanë e tyre”, shprehet një burim i sigurt për "The Sun".
 
Shtëpia e re e Jolie ka 6 dhoma gjumi, 10 tualete, një kopësht shumë të madh me një pishinë.

Çifti ka pasur debate të shumta për sa i përket kujdestarisë për fëmijët, por ky vendim duket se i ka qetësuar pak marrëdhënien mes dy yjeve të Hollywood. 

[gallery]22198[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal