Tatuazhet kanë qenë një trend në modë dhe vazhdojnë të jenë ende për shumicën e njerëzve.
Disa nga vipat që kanë preferuar të bëjnë tatuazhe që në moshë të re, tashmë i kanë fshirë ata përfundimisht ose kanë vizatuar tatuazhe të reja.
Aktorja Angelina Jolie kishte në krahun e majtë tatuazh emrin e ish-bashkëshortit të saj Billy Bob Thornton.

Tashmë ajo ka shkruar ditëlindjet e 6 fëmijëve të saj në rradhë.
Aktorja Megan Fox kishte në krah tatuazh fytyrën e Marilyn Monroe ndërsa tani e ka fshirë.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Eva Longoria, Britney Spears dhe Pamela Anderson me tatuazhet e tyre.
Michael Kulick është një specialist i tatuazheve në San Francisko i cili ka thënë se njerëzit preferojnë t’i heqin tatuazhet e tyre rreth moshës 30/40 vjeç , pasi nuk mund të të pëlqejë e njëjta gjë që të ka pëlqyer në moshën 20 vjeç.
Ngjyra që preferohet pasi të hiqet, është e zeza pasi depërton thellë në lëkurë mbi ngjyrat e tjera.
Ndërkohë, ai ka treguar se shkak për heqjen ose zëvendësimin e tyre janë ndarjet me partnerët të cilëve ua dedikojnë ose marrëdhëniet e reja të punës.
Redaksia online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com