E dërguara special e UNHCR-së ka dhuruar 200 mijë euro për fondin Malala. Në samitin botëror për gratë 2013 në New York ka mbajtur një fjalim emocional për aktivisten e të drejtave të vajzave për arsim në Pakistan, Malalën.

Aktorja Angeline Jolie ka nderuar Malala Yousufzai, adoleshenten pakistaneze e cila u qëllua në kokë nga talebanët vitin e kaluar kur ajo po kthehej në shtëpi pas mësimit.

Duke folur në ditën e parë në Samitin Botëror të grave Jolie rrëfeu rrethanat e tmerrshme të sulmit ndaj Malalës si një përpjekje brutale për të heshtur zërin e saj, dhe bëri thirrje Pakistanit dhe të gjithë botës për të siguruar të drejtën për arsimim për çdo vajzë dhe djalë.

Malala 15 vjece është bërë një figurë ndërkombëtare si dhe një simbol i rezistencës ndaj përpjekjeve talebane për të mohuar të drejtat e grave dhe është edhe në mesin e kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqe të këtij viti.

Gjithashtu nën kujdesin e “Ëoman in the Ëorld Foundation” është krijuar Fondi Malala e cila do të drejtohet nga vetë adoleshentja për të promovuara të drejtën për arsimim për vajzat e vogla.

Aktivistja 15 vjeccare e plagosur nga talebanët për shkak se po promovonte të drejtat e vajzave të vogla për të vazhduar shkollën dhe u dërgua për trajtim mjekësor më të specializuar në Britaninë e Madhe.

Aktorja hollivudiane Angelina Jolie është shpallur ambasadore e vullnetit të mirë dhe është e dërguara speciale e UNHCR-së duke përfaqësuar këtë organizatë në nivel diplomatik.

malala
Malala Yousufzai

angeline jolie
Angeline Jolie


(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)