Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën me kompozitorin Adrian Hila, i cili është marrë mbrëmjen e sotme në pyetje nga Policia e Tiranës, lidhur me videot me përmbajtje seksuale të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet vetë artisti, sëbashku me disa emra të njohur të botës së artit, duke kryer marrëdhënie intime.
Në emisionin 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Spahiu tha se Hila nuk i shpëton dot përgjegjësisë penale, pasi sipas tij, kamera me të cilën janë kryer filmimet ndodhej e fiksuar në studion e tij.
Sipas Spahiut, Hila nuk mund të ngrerë alibi dhe të thotë se kamerën e sigurisë në dhomë ja vendosën persona të tjerë.
"Adrian Hila ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë penale, sepse alibia e tij se kamera mund të jetë vendosur nga dikush tjetër, nuk mund të qëndrojë në asnjë rast në Prokurori. Sepse për çdo lloj mjeti, në të cilën ti kryen veprën penale, i cili gjendet në banesën tënde, në pronën tënde, nuk mund të justifikohesh.
Është e njëjta arsye sikur të thuash 'kjo pistoleta në dyshekun tim, ky kallashnikovi në jastëkun tim' nuk është i imi, por ma kanë vendosur'. Alibia për një vepër penale të përsëritur, me 15 femra, në 15 filmime, nuk e shfajëson dot në asnjë rast, edhe sikur t'i marrë avokatët edhe nga SHBA-të", tha mes të tjerash Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Ne shtetet e BE nuk lejohen kamera të fshehta si në Shqipëri, në bare, restorante dhe pallate







