Angjelin Preljocaj: Kam ardhur
të luajë rolin tim në Shqipëri
Dita e Europës që manifestohet më 9 maj sjell në Shqipëri koreografin me famë botërore Angjelin Preljocaj. Preljocaj do të ngjisë në skenë dy shfaqje hip-hop, ku njëra do të jepet me katër balerinë, përmes stilit personal të koreografit.
TIRANE- Dita e Europës që manifestohet më 9 maj sjell në Shqipëri koreografin me famë botërore Angjelin Preljocaj. Preljocaj do të ngjisë në skenë dy shfaqje hip-hop, ku njëra do të jepet me katër balerinë, përmes stilit personal të koreografit. Shfaqja e dytë do të jetë sërish balet hip-hop i luajtur nga balerinët shqiptarë, me një koreografi për të cilën Preljocaj thotë se e ka përgatitur për balerinët Nju Jorkut. Shfaqjet titullohen "La Stravaganza" dhe "Royaume Uni", ku mishërohet edhe stili personal i koreografit Preljocaj. "La Stravaganza" është vënë në skenat e mëdha botërore dhe është një ndërthurje mes klasikes dhe modernes. Preljocaj thotë se këtë vepër e ka shumë për zemër, sepse është thelbi i krijimtarisë së tij të suksesshme.
Angjelin Preljocaj kthehet në vendin e origjinës, 20 vjet pas performancës "Dasma" në vitin 1994. Ai u shpreh se tek artistët e operës dhe baletit gjen shumë energji dhe dëshirë dhe thekson “Shoh se ka shumë kapacitete të baletit shqiptar dhe kam ardhur të luajë rolin tim në Shqipëri”. Angjelin Preljocaj së bashku me bashkëpunëtoren e tij Naomi Perlov prej ditësh po punojnë intensivisht me balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit për përgatitjen e kësaj shfaqjeje. Naomi Perlov e njohur për mjeshtërinë e saj vjen nga Izraeli. Në repertorin e Perlova-s numërohen me qindra shfaqje që kanë prekur skenat më të famshme të botës, ku spikat baleti kontemporan.
Premiera e datës 9 maj realizohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze, etj.
Nuk ka munguar as kontributi i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Ilir Kernit, i cili u shpreh se është i lumtur që bashkëpunon me koreografin e madh Angjelin Preljocaj. “Preljocaj është një nga koreografët më të famshmën në botë”, thotë Kerni, duke shtuar se ndihet i lumtur për këtë bashkëpunim. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kujton takimin me koreografin në Paris kur biseduan pak muaj më parë për bashkëpunimin dhe shtoi se Preljocaj “e sjell Europën në Shqipëri”.
Koreografin Angjelin Preljocajt e kanë nderuar me praninë e tyre në konferencën për shtyp i ngarkuari
me punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri,
Clive Rumbold, i cili kujtoi se po mbushen dhjetë vjet që nga procesi i hyrjes në BE të vendeve “që kishin dekada të ndara” dhe ambasadorja e Francws Cristine Monro. Rumbold tha se “Kam vërtetë një kënaqësi të veçantë që do të kemi koreografi në ditën e Europës të koreografit të madh Angjelin Preljocaj”. Rumbold komentoi se projekte të tilla sjellim filozofinë e funksionimit të vendeve të BE”-së. Ambasadorja e Francës në Shqipëri Cristine Monro ka shprehur emocionet e saj për shfaqjen e koreografit të madh francez me origjinë shqiptare. Ajo e ka vlerësuar kontributin e Preljocaj në modernizmin e baletit në Europë dhe më gjerë.
Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
25.8%
-
Njësoj
15%
-
Më keq
59.1%
Vota total: 4016
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
'Shuhet' dashuria! Divorci i çiftit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë
1 Gusht, 19:59
-
INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat
1 Gusht, 19:51
-
Paris 2024/ Zhgënjen numri një në botë, një kineze mund Suiatek në tenis
1 Gusht, 19:34
-
Stresi/ Ndikimi i tij tek truri i njeriut! Mënyrat më të mira si ta mposhtni atë
1 Gusht, 19:22
-
Ish-Presidenti Trump ngjall reagime me komentet për identitetin e Nënpresidentes Harris
1 Gusht, 19:17
-
Greqi/ Familja shqiptare përfshihet në aksident automobilistik, humb jetën gruaja! Bashkëshorti dhe vajza në spital
1 Gusht, 18:45
-
Paris 2024/ Boksierja italiane dorëzohet pas 46 sekondash, përballë kishte një 'mashkull biologjik', reagon Meloni: E padrejtë
1 Gusht, 18:41
-
VIDEO/ Chelsea fiton 3-0 në miqësore, Armando Broja luan 27 minuta
1 Gusht, 18:32
-
Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit
1 Gusht, 18:21
-
Zbërthimi i rrjetit kriminal të vëllezërve Çopja, Europol: Goditet grupi famëkeq shqiptar! Gjatë ditës së aksionit 3 ekspertë u vendosën në Tiranë
1 Gusht, 18:19
-
Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj
1 Gusht, 18:00