Angjelin Preljocaj 'Vallëtari i padushkëm', në një film francez (FOTO)

Angjelin Preljocaj 'Vallëtari i padushkëm', në një film francez (FOTO)

Angelin Preljocaj

Një film ku vetëm vallëzohet…!

“Angelin Preljocaj, valltari i padukshëm” i regjisores Florence Platarets, është një film i ri dokumentar i realizuar në Francë. Premiera e këtij filmi kushtuar koreografit të madh francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, u shfaq me rastin e anëtarësimit të tij në Akademinë e Arteve të Francës. Ky produksion  i Magnéto Presse u realziua me pjesëmarrjen e France Télévisions.

Filmi i Florence Platarets mbërthehet pas një motivi: Në vitin 2015, e tronditur nga sulmi që iu bë stafit të gazetës “Charlie Hebdo”, koreografja Nadia Vadori-Gauthier vendosi të vallëzonte  një minutë në ditë e të filmonte veten dhe më pas të shpërndante videot e saj në rrjetet sociale. Vallet e saj nisën të klikohen me lajmet për zjarret (sulmet, grevat, demonstratat, zgjedhjet ...) ose dhe ato për ngjarjet e vogla të jetës sonë të përditshme. Kështu që, për pothuajse 4 vjet, projekti “Një minutë valle në ditë” u kthye në një gjest të rezistencës poetike që vazhdimisht përcillte një butësi të pafundme kundrejt ashpërsisë së botës, në kontekstet më të ndryshme dhe në çfarëdo rrethanash. Ky produksion i Magnéto Presse,i drejtuar nga Florence Platarets u realizua me pjesëmarrjen e France Télévisions.
Në këtë film dokumentar, që konsiderohet si një udhëtim i pasionit koregrafik, Jérôme Cassou e ndjek koreografin në kohët e shkuara. Ai filmon me kamerën në dorë, shpeshherë duke grumbulluar komentet e të njohurve ose simpatizantëve të tij.

Imazhet merren në lëvizje, më afër realitetit. Atë e shoqërojnë duke vallëzuar në zemër të qytetit dhe duke e shfaqur përmes lajmeve të dhëna në kohë të ndryshme të jetës; herë në turmën që vërshon, herë në një rrugë të shkretë, në një stacion ose në një kopsht ... Planet vijnë në harmoni me lartësinë dhe zërin e artistit, duke dëshmuar për procesin krijues të tij. Vallëzimi vijon të zhvillohet në vende të ndryshme të Parisit dhe në rrethinat e tij duke krijuar atë “gjuhën e trupave” me të cilën përballen fytyrat dhe sytë, por edhe ndryshimet atmosferike.

Imazhet e vallëzimeve janë të ndërthurura me dëshmi nga koreografët, artistët dhe profesionistët e vallëzimit, duke evokuar dimensionet poetike, etike, filozofike dhe antropologjike të motos: “Një minutë valle në ditë”.

Filmi tregon një pjesë pothuajse të padukshme gjatë aksionit në punë. Regjia lidh urat përmes imazhit, midis nevojës së artistit, realizimit aktual të punës dhe sfidave kolektive të sjella nga ky artist i angazhuar në zemrën e realitetit. 

Perdja ngrihet. Drita e muzgut zbulon pak nga pak tridhjetë trupa të ngatërruar. Një dorë, një këmbë, një fytyrë të kthyer nga drita, dhe shprehje me lëvizje të ngadalta që ngjajnë si në mungesën e forcës së gravitetit.

Tashmë fillon graviteti, krijimi i fundit i 2018-s nga Angelin Preljocaj. Ky trup abstrakt, pa narracion ose karakter, pa pamje apo dukje artificiale, është në thelb i bazuar në kërkimin e gravitetit. U deshën më pak se 5 muaj për koreografin që të kapërcente këtë sfidë ndaj ligjeve të tërheqjes. Duke vijuar në këtë mënyrë, filmi ndjek zanafillën, që nga sprova e parë në Pavillon Noir (Qendra Kombëtare Koreografike e Aix-en-Provence, që drejton Angelin Preljocaj) deri në shfaqjen e parë të shfaqjes në Bienalen e Dansit. Kjo është një derë e hapur përgjysmë, vetëm për ata që shohim prapaskenave të krijimit, duke u përfshirë në gjykimet dhe gabimet, hidhërimet dhe ankthet, përpjekjet e përditshme dhe momentet e finales.

Duke e vëzhguar një artist në punë, kjo të ndihmon për ta kuptuar më mirë psikikën e tij krijuese, për të matur në çdo gjest fuqinë e një stili, pasurinë e një rruge.

Për 35 vjet, Angelin Preljocaj ka qenë duke e parë botën përmes vallëzimit. Përveç 50 veprave, ai ka përqafuar të gjitha format e baletit - nga solo intime në afresk monumental,duke  bashkëpunuar  me institucionet më prestigjioze ndërkombëtare dhe duke dialoguar me artistë të të gjitha disiplinave....

Karriera e tij si valltar dhe koreograf u ndërtua në kontakt me figura të mëdha si Karin Waehner, Merce Cunningham, Dominique Bagouet, dhe kështu ai me durim nisi të ushqehej edhe nga ndikimet elitare (Rudolf Nureyev, Ballet Russes, Chaplin, komedi muzikore ...).

Angelin Preljocaj ka vëzhguar dhe analizuar thellësitë e ndjenjave njerëzore: dhunën, urrejtjen, dëshirën ose dashurinë e çmendur. Ai zhytet në thellësitë e nënvetëdijes, duke i rishikuar dramat e mëdha (Romeo dhe Xhulieta, Snow White ...), dhe duke eksploruar pa tabu të gjitha skutat e trupit, e duke përfituar nga e gjithë gjuhën e tij koreografike.

 

A. Preljocaj: "Krijimi është mënyra ime për të qenë në botë”

Angelin Preljocaj është një studiues i palodhur “Krijimi është mënyra ime për të qenë në botë”, thotë ai. Koreografia ka kohë që ka konfirmuar  shprehjen e Nietzsche-s: "Unë e konsideroj të humbur çdo ditë që nuk kam kërcyer”.

Që nga fëmijëria, ai vallëzon çdo ditë, sepse është i pari në trupën e tij, është ai që i kërkon lëvizjet që do të krijojnë shfaqjen e radhës. E bënë këtë përpara se t'ua transmetojë valltarëve.

Vallëzimi i tij ka të bëjë me hapësirën, shpejtësinë, peshën dhe tërheqjen midis trupave. Gjatë provave të Gravitetit, dëshmia e kërcimtarëve të tij dhe artistëve që kanë bashkëpunuar me të që nga krijimi i trupës, mat dhe saktëson nivelin e tij dhe të bën të kuptosh sesi ka arritur aty ku është. Pas kabinetit të ngurtë dhe të qelqtë të Pavillon Noir, duke u futur thellë në privatësinë e studiove, ky film tregon historinë e një krijuesi, ku ke fatin të shikosh një artist të vërtetë në punë dhe që të tërheq me portretin e tij, si njëri prej koreografëve më të mëdhenj të kohës.

Ideatorja dhe producentja e filmit, Florence Platarets, ka rrëfyer në këtë dokumentar artistik të gjithë shkëlqimin e balerinit francezo-shqiptar në botë. Ky është një film që ajo e realizoi duke ndjekur hap pas hapi artistin, “gjigantin francez të vallëzimit bashkëkohor Angelin Preljocaj”, siç e quan vet ajo. Në film ajo udhëton me këtë gjeni të vallëzimit përgjatë tridhjetë e pesë viteve karrierë dhe përmes pesëdhjetë shfaqjeje, aty në “strofullën” e tij të Pavillon Noir, një objekt i shkëlqyer i arkitekturës në Aix en Provence.

Filmi “Angjelin Preljocaj, vallëtari i padushkëm” është pjesë e koleksionit dokumentar “Krijimi, histori e artit të së tashmes”, dhe u dha në “Galerinë France 5" më 13 prill, duke u ritransmetuar edhe më 21 prill, 2019.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës