Kosova dhe Serbia as në takimin e fundit që u zhvillua në Bruksel, nuk arritën marrëveshje për çështjen e përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë. Por BE-ja doli me propozim kompromisi. Ndërmjetësuesi i BE-së Miroslav Lajçak, pas mbi 7 orë bisedimesh u dorëzoi palëve një propozim, për të cilin nuk dha detaje, por shkroi se do të presë takimin e radhës pas marrjes së komenteve konstruktive.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se "propozimi i Lajçakut synon që të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket çështjes së ndihmës financiare nga Serbia për serbët në Kosovë”. Sipas tij, Serbia shfaqi qëndrime shqetësuese.
"Sot për herë të parë, ne kemi parë haptazi, të dokumentuar nga Serbia, se si ata e shohin procesin e krijimit të Asociacionit. Përderisa për bashkësinë ndërkombëtare dhe Kosovën, Asociacioni është nënkuptuar si një mekanizëm që ndihmon komunat me shumicë serbe të koordinojnë ushtrimin e disa veprimeve të tyre, Serbia sot tregoi se e sheh si mekanizëm për legjitimimin e prezencës së strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë", tha Bislimi.
Banka Qendrore e Kosovës që nga 1 shkurti i këtij viti me anë të një rregulloreje e përcaktoi euron si valutën e vetme për pagesa, duke e ndaluar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit të Serbisë. Komuniteti ndërkombëtar i kërkoi Kosovës që ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t'u jepet kohë qytetarëve serbë të përshtaten me praktikën e re. Autoritetet e Prishtinës këmbëngulin se bëhet fjalë për një vendim të pavarur të Bankës Qendrore dhe jo politik.
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.4%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Seanca e parë në Kuvend, Kurti: Krahas kryeparlamentarit të ri e betimit të deputetëve, do votohet dhe qeveria e re
30 Mars, 14:59
-
Pasi dështoi vetë të sfidonte Ramën në zgjedhje, Albin Kurti i ka shpresat tek Adriatik Lapaj
28 Mars, 22:32
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
28 Mars, 22:27
-
500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill
28 Mars, 19:15
-
Kosovë/ Presidentja Osmani kundër rritjes së çmimit të energjisë: Propozimi injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend
28 Mars, 18:01
-
Arben Qirezi: Mes suksesit të Pacollit e skandalit të Kurtit, një ditë kontrasti për diplomacinë
28 Mars, 16:10
-
Pas protestave masive të studentëve, Vuçiç: Kërkesat e tyre janë plotësuar të gjitha! Negociatat për qeverinë e re nisin javën e ardhshme
28 Mars, 14:25
-
Certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, analistja për Report Tv: Shpresoj që liderët të jenë të matur! Kurti të ketë kujdes me afatet kohore, do të ishte fatkeqësi për vendin
28 Mars, 13:47
-
Kosovë/Kandidati për kryeministër i PDK: Gati të marr përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së re! Nuk kam vija të kuqe, i preferuar koalicioni me LDK-në
28 Mars, 12:59
-
Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën
27 Mars, 19:08
-
Mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare
27 Mars, 18:55
-
Kosovë, KQZ-ja certifikon rezultatet e 9 shkurtit, kush do formojë qeverinë e re?
27 Mars, 16:58