Anglezët turpërohen në Europë 
Barcelona nis sot mbrojtjen e trofeut

Anglezët turpërohen në Europë <br />Barcelona nis sot mbrojtjen e trofeut
Juventusi që nuk ka provuar ende shijen e fitores në Serie A, ka arritur një fitore të madhe 2-1 në Angli ndaj Manchester City. Edhe pse italianët u gjendën në dizavantazh me një autogol të Kielinit, në fillim të pjesës së dytë, arritën të shënonin dy gola me Manxhukic e Morata, duke marrë një fitore të madhe Real Madrid ka mundur pa ndonjë problem 4-0 Shakhtar me tre gola të C.Ronaldo, ndërsa Man.Utd ka zhgënjuer duke u mundur 1-2 nga PSV.

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e katër grupeve të natës së dytë të Champions League. Ndeshja kryesore është Roma-Barcelona. Dy ekipet janë në formë shumë të mirë në kampionatet respektive duke premtuar një përplasje të fortë. Barcelona nis edicionin e ri me fronin e kampiones në fuqi të Europës dhe favorite për ta fituar sërish këtë edicion.

Në fushë për Romën në ndeshjen e sotme pritet që të mungojë sërish, ashtu si në kampionat legjenda Totti. Francezi Garcia duket se këtë edicion nuk do t’i besojë shumë minuta italianit, pasi vitet kanë bërë të tyren. Shpresa e italianëve për të mposhtur Barcelonën në ndeshjen e parë është te boshnjakët Pjanic përmes goditjeve standardeve dhe Dzekos.

Dy lojtarët kanë qenë vendimtarë në ndeshjet e para në kampionat dhe pritet që të mbajnë peshën kryesore te verdhekuqtë. Ndërsa Barcelona do të mbështetet te Suarez dhe Mesi-Neymar. Sonte do të zbresë në fushë edhe Çelësi i Murinjos që ndodhet përpara një tjetër sfide kyce, pasi nëse humbjet në kampionat do të pasohen me një tjetër në Champions League pozicioni i portugezit te blutë do të vendosej seriozisht në diskutim dhe mund të shkarkohej nga Abramovic.
 
Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim