Angli, aprovohet ligji për sjelljen
në jetë të fëmijëve me 3 prindë

Angli, aprovohet ligji për sjelljen<br />në jetë të fëmijëve me 3 prindë
Anglia është vendi i parë që ka rregulluar me ligj sjelljen në jetë të fëmijëve me tre prindër, procedurë kjo që do të realizohet nëpërmjet teknikës in-vitro.

Është hera e parë që nënat të cilat vuajnë nga sëmundje gjenetike kanë mundësinë të sjellin në jetë një fëmijë i cili nuk do të trashëgoj sëmundjeje gjenetike të nënës së tij.

Kjo teknikë, përdor ADN nga dy femra dhe një mashkull për të realizuar sjelljen në jetë të një fëmije pa probleme të trashëgueshme.

Fëmija i parë me tre prindër ka lindur në muajt e parë të këtij viti në Meksikë. Ndërkohë që shumë specialistë të fushës kanë ngritur alarmin se kjo procedurë mund të çojë në “dizajnim” të fëmijëve sipas dëshirës së prindërve, të tjerë e shohin si një shpresë për shumë njerëz të cilët nuk mund të kenë një fëmijë të tyre.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot