Angli, Campbell frenon fansat:
Mund të ktheheni me arkivol

Angli, Campbell frenon fansat:<br />Mund të ktheheni me arkivol
Ish mbrojtësi i skuadrës kombëtare angleze të futbollit, Sol Campbell u ka bërë apel tifozëve të Anglisë, që të qëndrojnë larg nga turneu Euro 2012, duke pretenduar se disa nga ata mund të kthehen "në arkivol" nga kompeticioni madhor.

Në prag të Europianit 2012, ish mbrojtësi i kombëtares angleze ka thënë se është me shumë rrezik udhëtimi në Ukrainë dhe Poloni, për tifozët e "3 luanëve" pasi do të përballen me doza të pashembullta racizmi dhe episode dhune. Në disa qytete që do të presin ndeshjet, janë verifikuar shpeshherë episode raciste, ndërsa qeveria britanike i ka bërë thirrje shtetasve me origjinë latine, aziatike ose afrikane, që të mos udhëtojnë në Poloni dhe Ukrainë.

"Rrini në shtëpi dhe shikojeni Europianin 2012, në televizor. Mos rrezikoni dhe mos e mendoni udhëtimin sepse mund të ktheheni në një arkivol" ishte apeli i mbrojtësit Sol Campbell. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur nxirren trupat e viktimave nga helikopteri i rrëzuar ku humbi jetën presidenti iranian

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur nxirren trupat e viktimave nga helikopteri i rrëzuar ku humbi jetën presidenti iranian