ANGLI-Dy emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, orët e fundit janë bërë protagonistë të gjykatave dhe policisë, pasi i pari u dënua, ndërsa tjetri u vu në arrest. Ardian Maurturi, 33 vjeç, i cili në kohën e veprave penale të jetonte në Farncombe Road, Lewes, u dënua nga Gjykata e Kurorës Hove, të premten më 21 shkurt, pasi u shpall fajtor për një seri të veprave penale.
Ai u dënua me 20 vjet për posedim të kokainës me synimin për ta shitur, ndërsa ishte akuzuar edhe për plagosje. Ndërkaq, një grua 25-vjeçare denoncon se në stacionin policor Brighton, shtatorin e kaluar, është përdhunuar prej shqiptarit.
Kur oficerët lokalë shkuan për ta arrestuar, Maurturi u përpoq të shpëtonte, duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë, ku theu këmbën. Ndërkaq, një fermë e madhe kanabissi u zbulua në portin Talbot.
Kur policët bastisën pronën në King Street, në qendër të qytetit, gjetën shqiptarin Mentor Mata, duke qëndruar prapa derës së përparme me një çelës në dorë dhe më shumë se 250 bimë kanabis sattiva, së bashku me një ndriçim të sofistikuar dhe sistemit të ujitjes. Oficerja Kate Smith tha se 29-vjeçari ishte sjellë në Britani nga Belgjika, në pjesën e prapme të një kamioni.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com