Angli, ekonomistja vodhi 30.000 £ 
në shkollën ku punonte, për borxhe

Angli, ekonomistja vodhi 30.000 £ <br />në shkollën ku punonte, për borxhe
Ekonomistja e një shkolle në Angli, vodhi më shumë se 30.000 £ në vendin e  punës pasi borxhi i saj i kartave bankare filloi të rritej.

Sara Jacques nga Fulwood,Preston, merrte para ‘cash’ nga vazoja ku mbaheshin  paratë për udhëtimet dhe pagesat e shkollës.

Ajo i harxhoi paratë që mblidhte prej aty që nga viti 2011, për pushime dhe borxhet e veta.

46-vjeçarja, mama e tre fëmijëve, punonte si administratore e shkollës private prej 9 vjetësh.

Kur një punonjëse tjetër  tregoi se kishte vënë re se paratë mungonin, Sara ishte përpjekur t’ia hidhte fajin asaj.

Por  në gjykatë, Jacques i pranoi akuzat për vjedhje dhe mashtrim, dhe u dënua për 20 muaj.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)