Angli, kur arbitrat kërkojnë falje për golat "fantazmë"

Angli, kur arbitrat kërkojnë falje për golat "fantazmë"
Arbitri i njohur i futbolit anglez, Martin Atkinson i ka kërkuar falje publike trajnerit të Tottenham, Harry Redknapp si dhe tifozëve, për shkak se lejoi një gol të parregullt të Chelsea, që shkatërroi shpresat e Spurs në FA Cup.

Trajneri i Tottenham u konfrontua me arbitrin Martin Atkinson për ti kërkuar shpjegime pse g oditja e spanjollit Juan Mata u quajt gol edhe pse nuk kaloi vijën, duke shkaktuar mjaft polemika, duke kaluar dhe Blues në avantazh 2-0. Në një rastësi të çuditshme, ky arbitër do të jetë pjesë e Euro 2012, dhe frika për gola të tjerë "fantazmë" nuk mungon.

Redknapp tha: “Arbitri nuk e pa aksionin por duhet të ketë vendosur me hamendje. Nuk ka qenë aspak i sigurt, edhe pse mendoj se bëri një gabim të ndershëm dhe pa faj. Kishte disa lojtarë në vijën fatale, dhe topi nuk mund të kishte kaluar" tha Redknapp. Skuadra e tij u mund 5-1 nga Chelsea.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut