BRITANI E MADHE - Një nga mamatë më të impenjuara në Britaninë e Madhe është sërish në pritje të fëmijës së 13-të. Tania Sullivan, 40 vjeçarja që ka sjellë në jetë 12 fëmijë, të cilët janë paraprakisht të moshave nga 7 muaj deri në 20 vjeç, ka deklaruar se është në pritje të fëmijës së 13-të.
“Gjithmonë kam dashur të kem shumë fëmijë dhe mendoja se do të kisha të paktën 6, por asnjëherë nuk e kisha parashikuar se fëmijët që do të sillja në jetë do të ishin dyfishi i atyre që unë kisha parashikuar.” - është shprehur ajo.
Sullivan, bashkë me burrin e saj Majk, 40 vjeç, kanë arritur të rrisin 12 fëmijët e tyre: Benin, 20 vjeç, më të madhin e deri Izabelën 7 muajshe, më të voglën.
Tania është shprehur se ka mënyrat e saj të edukimit të fëmijëve dhe se ka krijuar një ambient shkollor në shtëpi, ku ata ndihen me fat, pasi mësojnë edhe më tepër të gjithë bashkë.
Çifti Sullivan e ka krijuar familjen në një shtëpi modeste me 5 dhoma gjumi dhe varen ekonomikisht nga puna e tyre. Të dy kanë një punë që u krijon mundësinë të jenë të pavarur dhe të rrisin fëmijët e tyre të shumtë.
Vajza e çiftit Sullivan, 18-vjeçarja Stefani, tha se “mamaja e saj është e mrekullueshme dhe është më tepër se një mama, është një shoqe kur ke nevojë të flasësh me dikë dhe një mësuese kur më nevojitet.”
“Supermamaja” e 12-të fëmijëve, në pritje të fëmijës së saj të 13-të, ka krijuar gjithashtu edhe një “web site”, për t`iu ardhur në ndihmë edhe familjeve të tjera që kanë fatin të jenë si familja e saj.
Redaksia online
(Elvana Bilali/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com