ANGLI - Trembëdhjetë fëmijë të moshës një deri në 12 vjeç ishin në mesin e 35 emigrantëve afgan të gjetur në një kontenier të një anije në Tilbury të Anglisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave, në mesin e 35 emigrantëve ishin edhe 13 fëmijë, ndërsa policia britanike po dyshon se ato janë viktima të "trafikimit njerëzor".
Në mesin e tyre, një burrë u gjet i vdekur dhe të tjerët u dërguan në spital për t'u trajtuar për dehidratim të rëndë dhe hipotermi. Ata janë sjellë në një qendër të improvizuar pritjeje ngritur brenda ndërtesave të terminalit në Tilbury.
Policia tha se emigrantët po intervistohen për të gjetur se si ata arritën të jenë brenda në kontenier. Zyrtarët janë duke punuar me Interpolin dhe autoritetet e tjera ndërkombëtare për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Ndërkaq, zbulimi i kësaj ngjarje u bë pasi të shtunën rreth orës 06:00 të mëngjesit, u dëgjua nga brenda kontenierit lutje e ulëritje që vinin nga brenda.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com