BRITANI - Një shqiptare 24-vjeçare së bashku me foshnjën e saj 5 muajshe rezultojnë të zhdukura në Everton të Britanisë së Madhe që prej 7 korrikut.

Policia britanike është vënë në alarm pasi prej rreth një muaji nuk ka asnjë informacion për të renë, që sipas autoriteteve është nga Shqipëria.

Disa fqinj të saj e kanë parë 24-vjeçaren Anisa Lamaj dhe foshnjën e saj Medine ditët e fundit të qershorit dhe më pas askush nuk di gjë për vendndodhjen e saj, madje mediat shkruajnë se nuk dihet as kush është bashkëshorti i saj dhe as kush ka bërë denoncimin për zhdukjen e shqiptares.

Policia ka publikuar të dhënat e shqiptares në faqen e saj në twitter, një vendim që merret vetëm në rastet vërtet shqetësuese për autoritetet dhe kërkon ndihmën e gjithë personave që mund të kenë dijeni për vendndodhjen e 24 vjeçares shqiptare apo ndonjë informacion me vlerë për gjetjen e saj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)