Anglia si në stërvitje me Kombëtaren, përfundon 5-0 në Uembli! Dëshpërohen kuqezinjtë në Londër, shuhet përfundimisht ëndrra botëror (VIDEO)

Kuqezinjtë udhëtuan me vetëdijen për forcën e kundërshtarit, por me shpresën për të mbajtur gjallë ëndrrë e shqiptarëve për një Botëror të parë. Gjithsesi fakteqësisht kështu nuk ndodhi, pasi të besuarit e Edi Rejës ashtu si në prilll të 1989 janë mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Anglisë.

Në Uembley seria e golave nisi që në minutën e 9 me Harry Maguirre që do të realizonte me kokë, ndërsa më pas të njëjtën skemë do të përsëriste Harry Kane. Vlen për t’u përmnedur rasti i artë i Uzunit kur rezultati ishte 1-0, me beratasin që humbi mundësinë për t’i dhënë ndoshta një tjetër udhë kësaj përballje që u mbyll me turp.

Për të prishur serinë e golave të Kane mendoi kapiteni i Liverpool-it Henderson, ndërsa më pas brenda pjesës së parë ‘bomberi’ që është pjesë e Tottenham realizoi edhe dy herë të tjera, për të vulosur shifrat përfundimtare që në fundin e pjesës së parë. Vlen të theksohet se goli i tretë i Harry Kane, që ishte i pestë për Anglinë, ishte një perlë me ‘roveshiatë’.

Me këtë humbje turpëruese Shqipëria mbyll edhe matematikisht ëndrrën Botëror, pasi tani renditet në vendin e tretë me 15 pikë, 8 më pak se Anglia e vendit të parë dhe 5 më pak se Polonia e vendit të dytë, ndërsa rrezikon edhe vendin e tretë pasi Hungaria ka vetëm 1 pikë më pak. Ndeshja e radhës e kuqezinjve është me datë 15 në ‘Air Albania’ kundër Andorës, që është edhe sfida e fundit në grupin kualifikues të Botërorit.

Formacionet e ndeshjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Mbyllet 5-0, Shqipëria 'ia del' me Anglinë pjesën e dytë, 45 minutat e para një katastrofë

1636753355_Screenshot7.jpg

Është mbyllur 5-0 ndeshja në Uembli. Kuqezinjtë kanë mundur të ruajnë të paprekur rrjetën në 45 minutat e dyta duke shmangur kështu poshtërimin e mëtejshëm nga '3 luanët'.

Edhe pse anglezët kontrolluan lojën për 45 minuta duke insistuar për një tjetër gol, nuk arritën të shënonin.

Ora 21:38
VIDEO/ Kane mbyll në mënyrë spektakolare pjesën e parë, ‘roveshiata’ sjell golin e pestë për ‘tre luanët’ kundër Shqipërisë

45+1’ Pjesa e parë mbyllet me një perlë të Harry Kane! Sulmuesi realizon me roveshiatë kundër kuqezinjve

Ora 21:23
VIDEO/ Strakosha ‘lodhet’ duke nxjerrë topin nga porta, Anglia shënon golin e katërt brenda pjesës së parë

33’ Anglia është e tmerrshme. Pas një gafe në mesfushë Kane plotëson ‘dopietën’ dhe realizon golin e katërt për Anglinë

 

Ora 21:18
VIDEO/ Anglia nuk ka të ndalur kundër Shqipërisë, realizon edhe golin e tretë kundër kuqezinjve në Londër

28’ Anglia nuk ka të ndalur. Realizon edhe golin e tretë në minutën e 28 me Henderson

Ora 21:09
VIDEO/ Shpërbëhet shumë shpejt Kombëtarja, Harry Kane dyfishon shifrat për ‘Tre Luanët’ në Londër

18’ Atë që nuk e bëri Uzuni e bëri shumë shpejt harry Kane. Sulmuesi realizon ashtu si Maguirre me kokë për të realizuar golin e dytë.

Ora 21:05
VIDEO/ Uzuni shpërdorin rastin e artë për Kombëtaren, futbollisti kuqezi nuk shënon vetëm me portierin

13’ Myrto Uzuni shpërdoron një super rast ndaj Anglisë. I vetëm me portierin pas një gafe të mbrojtes sulmuesi nuk ka mposhtur dot Pickorfd.

 

Ora 20:59
VIDEO/ Shqipëria e brishtë, anglezët kalojnë shumë shpejt në avantazh! Kuqezinjtë thyhen nga Maguirre

9’ Ka zgjatur shumë pak baraspesha në stadiumin Uembley. Anglia ka kaluar në avantazh me Maguirren që ka realizuar me kokë

Ora 20:50
VIDEO/ Himnet drithërojnë stadiumin, nis në ‘Uembley’ përballja mes Anglisë dhe Shqipërisë

1’ Ka nisur në Uembley ndeshja e kombëtares kundër Anglisë, me kuqezinjtë të cilët shpresojnë te një mrekulli.

Ora 20:31
Broja në tribunë, Salihi shpjegon zgjedhjen e Rejës para Anglisë: Në respekt të futbollistëve të tjerë

Ndihmësi i trajneri Edy Reja, Hamdi salihi, ka shpjeguar disa zgjedhje që trajneri ka bërë për formacionin ndaj Anglisë. Salihi ka shpjeguar si për portën ashtu edhe për sulmin ku Broja është lënë jashtë. Sipas ish-bomberit ishte një zgjedhje e trajnerit në respekt të futbollistëve të tjerë.

“Pse Strakosha? Sa për zgjedhjen në portë, trajneri ka vendosur që para se të fillonte kompeticioni që ti balanconte e të ishin portierët aktive, se porta rrallë ndërrohet e duhet t’i jepet mundësi që të luajnë, janë të dy shumë të mirë dhe zgjedhja është bërë për të balancuar prezencat.

Si Bajrami, si Uzuni, jemi munduar të fusim në lojë që dinë të punojnë në mesfushë e ndihmojnë, por të bëhen edhe të rrezikshëm në pjesën ofensive.

Deri ditën e fundit trajneri ka qenë në mëdyshje për shumë lojtarë. Edhe Laçi mund të ishte një prej tyre, por në fund mendoi të luante me Gjasulën e Baren, për t’iu përshtatur edhe kundërshtarit e përfituar nga shtatlartësia e tij se kemi nevojë për shtatlartësinë në fushë.

Broja vetëm dje iu bashkua ekipit duke bërë stërvitje te lehtë. Për fat të mirë e ka mirë kaviljen dhe nuk ka problem. Por ishte zgjedhja e trajnerit meqë ka qenë larg ekipit, në respekt të lojtarëve të tjerë që u stërvitën çdo ditë. Ka vendosur që ai të rikuperojë për ndeshjen me Andorrën,”- tha Salihi për 'Super Sport.

Ne.k./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa71: 13/11/2021 20:41

    Nuk di çfarë me than , turp , inat,Uzuni nuk asht për në kombëtare ,e dinim se do të na mundnin por jo në këtë mënyrë.Përsa i përket lojtarëve angleze kanë teknike dhe shumë fizik, bile duken si me ken lojtarë ragby. Anglisë i uroj që kur të shkojnë në botëror të ikin sa më shpejt në shtëpi.

    Përgjigju
  • Arbëri: 13/11/2021 10:53

    Deri sa e kemi Dukën në FFSH do bazhdon kështu me turpërim të Shqipëris. Korrupcioni është futur shumë thellë në kok…

    Përgjigju
  • F-35: 13/11/2021 09:23

    Mire anglezet luajten futboll, po kjo skuadra tjeter pse ishte ne fushe? Duket ne shqiptareve na ka dale turpi e s'na ben pershtypje azgje!

    Përgjigju
  • Kokakrimit: 13/11/2021 07:55

    Pse nuk vendosin ÇIM MUÇËN trajner, ç'na duhen këta të paaftë që s'njohin asgjë nga futbolli ynë. Në fillim Panuçi, tani Reja?? Duka IK

    Përgjigju
  • Iris: 13/11/2021 03:22

    Pse genjeni mendjen? Ka patur raste, qe dhe skuadra te forta jane mundur,kjo mund t'i ndodhe cdokujt.Ndryshimi qendron, se ndersa skuadrat e tjera kujtojne humbjet e rralla,ne kujtojme fitoret e rralla,duke filluar qe nga vitet 50'e ne vazhdim.Shkurt,as kemi patur,as kemi,as do te kemi ndonjehere futboll,nuk kemi as kembe,as pasion,as dedikim,asgje.Dikur thuhej, qe lojtaret tane nuk ushqeheshin mire,tani thuhet nuk paguhen mjaftueshem,etj.Jo zoterinj,ai qe e deshiron me te vertete fitoren,nuk pyet per asgje.Shikoni sportistet e sporteve te tjera qe po shkelqejne me medalje dhe vende kryesore,a tregon shteti ndaj tyre te njejtin interes qe tregon ndaj fotbollit?-Jo!Futbollit po i jepet pjesa e luanit,brenda limiteve qe ka vendi dhe prape po shkon nga deshtimi ne deshtim me nga ndonje fitore aty-ketu sa per t'i mbajtur te gjithe gjalle me iluzione te kota.Shqiperia s'ka per te pasur kurre futboll te sukseshem,ka per te qene medioker,ose i dobet.

    Përgjigju
    • Argati: 13/11/2021 10:54

      Hahaha

  • Ganiu: 13/11/2021 01:59

    O sa mire me qen shqiptar ohej ohej. Anglezet prape kane meshire ....se po te ishin gjermanet te goli 10 mbase do ndalonin pak.Me keta lojtare,trajner,president ne jete te jeteve sdo fitojme kurre asnje trofe.Pasqyra direkte e shtetit dhe futbolli,kultura,arti...Cope cope me keq ska ku te veje.Dhe patriotizmi ska cben fare kur ka perballe kriminela,mafioza te peshtire te tipit duka e kompani.Shpresat nga Kosova edhe pse nje m... eshte kudo ku ka shqiptare fatkeqesisht.

    Përgjigju
    • Arbeni: 13/11/2021 10:56

      Tani do na vie një nga beogradi që e ka siguruar Olsi me vllain

  • Baromi: 13/11/2021 00:36

    Pash zotin si ju rre menia me keto lojtare?Te gjithe te marum,perveç ndonjonit,te gjithe jone rezerva,ose luajne shume pak me ekipet e tyne.Kush eshte lojtar,Manaj,Bare?Edhe tranjeri pensionist,nuk ke ç'me bo.Hajde tani,se do lujme me mire rradhes tjeter.

    Përgjigju
  • Mauritius island: 13/11/2021 00:14

    Ekip i neveritshem!

    Përgjigju
  • klajd: 13/11/2021 00:06

    Kombetarja e Armand Dukes. Tani edhe Andora do na marri pike ne Shqiperi dhe do humbim edhe vendin e trete. Çunat e kombetares fshine prapanicen me flamurin shqiptar sot.

    Përgjigju
  • Alb: 12/11/2021 23:59

    Si futbolli edhe shteti shqiptare.

    Përgjigju
    • Mauritius island: 13/11/2021 00:12

      Fiks.

  • Cico: 12/11/2021 23:47

    Ska gje. Shendeti kryesori. Mase nuk jane ftohur ne shi sonte. Pini ndonje caj te nxehte se paraardhsit tuaj dhe ata jane ngopur ne gola.

    Përgjigju
  • Nga londra: 12/11/2021 22:28

    Nuk ka problem se humben cunat . Edhen ketu e bon shopping perte dashurat dhe famijet e tyre .ulodhen dje gjith diten per dyqanet e shtrejta per rrobe se ishin me gjys cmimi. Pse perte los ishin sot ato.. sot ishin per to shplodh nga lodhja dje. Kurte vijne në tiran neser don tregojn pajen grave dhe te dashurave. Flm na knoqet ardhshint perher se na hiqni mallin.

    Përgjigju
    • Cico: 12/11/2021 23:49

      Hahaha. E sakte ironia.

    • O popull degjoni: 12/11/2021 23:48

      Kur te dal neser ti presi NURS-EDI. Do u ja kurajo du thot mos u merzisni se futbolli keshtu e ka nje her hum e njehere fiton .. porju jakeni marr dore tani nuk fitoni mo. me pak fjale si politika ne Krevat njehere siper njehere posht mi non. Keshtu e kan keto pun . .

  • Besnik: 12/11/2021 21:51

    Qetojeni ate plak matuf se me Trash qe i trashe do ngelet gjith jeten, mw Hysajn qe vetem lojtar nuk eshte edhe me Uzun Yp xhixhi ne Osum te Beratit se vetem di te uli koken e te vrapoj se sdi gje tjeter. Edhe macet me qente e lagjes si shofin keta qe po na turperojne. Eshte i share nga fisi ai qe shkon e shef me Andoren keta plera lojtare.Me ne krye ate kryepleren plak matuf Reja.

    Përgjigju
    • Mauritius island: 13/11/2021 00:11

      @Une Kumbulla dhe Bare jane lojtar te lodhur Kumbulla mezi vrapon ndersa Bare shetit fanellen ne fush, edhe sikur keta te ishin ne fush asgje nuk do benin. @Besnik Ekip i neveritshem kombetarja, jam plotesisht dakort me ty.

    • Une: 12/11/2021 23:20

      Nuk ka faj Reja nese Uzunin e kap paniku me shqiperine nuk ben dot gol edhe me porten bosh. Sot Reja tregoji qe keta lojtare kemi. Tentoi ti vendoste si te barabarte me Angline. Mos harro na iku qendermbojtesi qe ne minuten e pare Kumbulla megjithe Baren. Sa per Hysaj nuk e kuptoj si futet ai ne ekip. I kane ik kembet. Shyqyr qe na meshiruan pjesen e dyte.

  • Shoku: 12/11/2021 21:37

    Keta jane pabukes qe nuk e meritojne as te marrin pjese ne kampionate,e kane mendjen te shesin ndeshjet e te dallaveret qe nga Duka e te Alban Bushi,nuk kane as krenari per vendin e tyre e as moral.

    Përgjigju
  • Qwrty: 12/11/2021 21:23

    Do lozin leckamant me anglin ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv