Anija pushtohet nga dallgët, ekuipazhi shpëtohet me helikopter (VIDEO)

Ekuipazhi i një anijeje holandeze të mbetur në mes të detit nën pushtetin e dallgëve u shpëtua me helikopter nga Roja Bregdetare Norvegjeze.

12 personave në bordin e anijes “Eemslift Hendrika” u shpëtuan në mes të detit.

Ata qëndruan mbi anije për të provuar shpëtimin e saj, por ishte e pamundur.

Anija mbetet ende në det të hapur, por sipas autoriteteve norvegjeze motori kryesor është prishur dhe anija po vjen drejt tokës.

“Ka rrezik që të përmbyset dhe të fundoset, tha Hans Petter Mortenson i Administratës Bregdetare Norvegjeze.

Anija shërben për transportimin e jahteve dhe në momentin e incidentit, në Detin e Veriut, pranë Alesund, kishte disa varka më të vogla në bord.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025